Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Reagimi i radhës i BDI-së për zhvillimet e fundit

01/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A ka më poshtërim të madh për shqiptarët se kur përfaqësuesit e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë zërin e tyre, në vend që t’i mbrojnë, i dërgojnë drejt burgjeve dhe dënimeve të rënda për të mbuluar dështimet e tyre?

Deklaratat e fundit nga përfaqësuesit e partisë jolegjitime shqiptare në këtë qeveri antishqiptare janë një akt tradhtie ndaj çdo shqiptari dhe ndaj çdo familjeje shqiptare. Kur thonë se arrestimi i 17 të rinjve shqiptarë “shkaterroi një plan të organizuar të destabilizimit nga BDI”, ata hapin dyert për trajtimin e këtyre të rinjve si pjesë e një grupi të organizuar kriminal – një akuzë që sipas Kodit Penal sjell vite të tëra burg. Nuk mjafton që këta të rinj janë viktima të një qasjeje diskriminuese të institucioneve shtetërore, tani edhe ata që pretendojnë se i përfaqësojnë shqiptarët po i tradhtojnë dhe po i shtyjnë drejt shkatërrimit të jetës së tyre dhe familjeve të tyre.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto 17 familje shqiptare që sot janë në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Kush do të mbajë përgjegjësi për lotët e nënave dhe për ndjenjën e pafuqisë që po përjetojnë këto familje? Si mundet një parti shqiptare të flasë për “plan të organizuar” duke e ditur se kjo retorikë po i rëndon akuzat dhe po i dëmton këta të rinj?

Këta të rinj në vend që të mbrohen nga ata që e kanë për detyrë, po sakrifikohen për interesa të ulëta politike. Çdo familje shqiptare sot duhet të ndjejë dhimbjen e këtyre prindërve dhe të kuptojë se kjo nuk është vetëm një çështje personale, por një sulm ndaj dinjitetit të të gjithë shqiptarëve në këtë vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbrojë çdo të ri shqiptar nga këto akuza të pabaza dhe nga kjo qasje e padrejtë. Ne nuk do të lejojmë që jeta e 17 familjeve shqiptare të shkatërrohet për të mbuluar dështimet e të paaftëve që sot pretendojnë të jenë zëri i shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues që i shesin dhe i tradhtojnë, por për udhëheqës që i mbrojnë dhe i respektojnë.

Çdo shqiptar sot duhet të qëndrojë krah këtyre familjeve dhe të dërgojë një mesazh të qartë: nuk do të lejojmë më që dinjiteti ynë të përdhoset dhe të nëpërkëmbet.

Previous Post

Mexhiti paralajmëron: Së shpejti takim i përbashkët me qeverinë e Shqipërisë

Next Post

Ramadani: Ngjarjet e tensionimeve ne Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mund të kenë një Emrues të Përbashkët!

Related Posts

Maqedoni

Bastisje në Gostivar, drogë tek një studente shtetase e Turqisë

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Next Post

Ramadani: Ngjarjet e tensionimeve ne Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mund të kenë një Emrues të Përbashkët!

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025

Bastisje në Gostivar, drogë tek një studente shtetase e Turqisë

13/10/2025

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk