Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Reagim nga Komuna e Tetovës ndaj deklaratave të pavërteta për investimet komunale

18/10/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tetovës ndjen të nevojshme të informojë publikun për dezinformatat që janë përhapur lidhur me investimet në qytetin tonë. Deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë plotësisht të pasakta dhe synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani.
Në realitet, investimet kapitale që Komuna e Tetovës ka siguruar nga fondet qeveritare arrijnë në 3.8 milion euro, dhe jo 1.3 milion, siç është pretenduar gabimisht.

Faktet e sakta mbi investimet:

Projekti i tubacionit furnizues për ujësjellësin e qytetit të Tetovës është një nga projektet më strategjike dhe të domosdoshme për qytetin tonë. Faza e parë e tij po realizohet me një investim prej 1.03 milion euro (që është projekt i financuar përmes kredisë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor nga Banka Europiane për Ivestime), ndërsa faza e dytë ka një vlerë prej 1.07 milion euro. Ky projekt do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të zgjidhë problemin shumëvjeçar të qytetit.
Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jasht Vardarit, me një investim prej 247,942.72 euro, është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë.
Rikonstruimi i Shkollës së Mesme Gjoce Stojcevski, një projekt i rëndësishëm për qytetin, ka një vlerë prej afërsisht 2.45 milion euro. Faza e parë e këtij projekti pritet të fillojë së shpejti dhe do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e Tetovës.
Në total, këto investime kapin vlerën prej 3.8 milion euro, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën e raportuar prej 1.3 milion euro.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe të vazhdojnë të mbështesin punën e përbashkët për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar.

Previous Post

Shans i mirë për Çairin – në dy ndeshje në Shkup do të luftojë për 1/8-ën e Evropës!

Next Post

Mickoski: Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta propozoj Qeveria, BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Aktuale

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

13/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

13/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

13/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Next Post

Mickoski: Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta propozoj Qeveria, BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

13/10/2025

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk