Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit Mickoski

11/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
Përkujtesa e vitit 2001 nuk është “temë e vjetër”, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale.

Në vend se të na japë leksione se për çfarë duhet të flasim, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve pse:
• shfuqizoi ne mënyrë antikushtetuese përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si vlerë kushtetuese që buron nga Marrëveshja e Ohrit,
• majorizimi është kthyer në vendimarrje, madje edhe në Gjykatën Kushtetuese ku vendimet merren tani me mbivotim etnik,
• ⁠propozoi si parti shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe dhe njëherit është insistuesi më i madh për mosrespektimin e ligjit,
• në administratë ende diskriminohen shqiptarët,
• gjuha shqipe injorohet nga institucionet,
• diaspora shqiptare përjashtohet nga proceset vendimmarrëse dhe mbështetja financiare nga pushteti, përfshirë edhe zvogëlimin antikushtetues të numrit të këshilltarëve komunal;
• projektet zhvillimore në komunat shqiptare bllokohen, ndërsa investimet anashkalojnë zonat ku jetojnë shqiptarët.
• koncepti i “botës serbe” është shndërruar në politikë shtetërore, e konfirmuar kjo edhe në raportin e fundit të Parlamentit Europian.
• ⁠po e bllokon të ardhmen europiane,
• ⁠po i ikin vetingut,
• ⁠nuk po mbështesin iniciativën për hetim të çdo funksionari,
• ⁠po i ikin hetimit për procesin e privatizimit.

Tash po e parashtrojmë pyetjen se kush po na kthen 30 vite mbrapa? Ju apo ne?

BDI flet për të ardhmen, përfshirë zhvillimin, për respektin reciprok, por nuk ka të ardhme pa drejtësi dhe barazi. Kush harron padrejtësitë e së kaluarës, i përsërit ato në të ardhmen. Ne nuk do të lejojmë që padrejtësitë e para vitit 2001 të përsëriten duke keqpërdor pushtetin dhe institucionet, por do të insistojmë në ruajten e karakterit multietnik të vendit dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse është themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo politikë, çdo investim, çdo shkollë dhe çdo autostradë.

Kandidatët dhe fituesit e zgjedhjeve duhet të jenë të pëlqyer dhe të zgjedhur nga populli, e jo nga dëshirat, preferencat dhe favorizimet e kryeministrit.

Previous Post

Drama në dasmën e Shpat Kasapit, ish-bashkëshortja Selvija i përgjigjet me një mesazh të fuqishëm

Next Post

VLEN: “Bota serbe” mban vulën e BDI-së

Related Posts

Maqedoni

VLEN: BDI po plas pse Izet Mexhiti i shkuli nga Njësia Zgjedhore 1!

05/09/2025
Maqedoni

Moti sot në vendin tonë

05/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Plani famëkeq nëntë pikësh i Bujar Osmanit për Veriun e Mitrovicës i dëmshëm për shqiptarët dhe i mirë për Beogradin

05/09/2025
Maqedoni

Kasami në takim me banorët e Drenovecit: Me investime të reja, Tetova po ndryshon çdo ditë

05/09/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Dyqanxhiku: VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së!

04/09/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: 18 “vojvoda” janë arrestuar, 8 pritet të paraburgosen

04/09/2025
Next Post

VLEN: “Bota serbe" mban vulën e BDI-së

“Shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë”, Tahiri i reagon Ramës

05/09/2025

Dita e ndeshjes: Kosova sot përballet me Zvicrën

05/09/2025

VLEN: BDI po plas pse Izet Mexhiti i shkuli nga Njësia Zgjedhore 1!

05/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk