Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit u mbajt sot në pesë qytete të Maqedonisë së Veriut

07/05/2023
Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit u mbajt sot në pesë qytete të Maqedonisë së Veriut
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, më 6 maj 2023, u mbajt raundi rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit, me pjesëmarrje të 27 shkollave të mesme dhe 256 nxënës nga 8 qytete të vendit, të cilët garuan në pesë rajone testimi. Ky aktivitet organizohet nga Instituti Alternativa Liberale (LAI), Economic Fundamentals Initative nga SHBA-ja dhe Instituti për Edukim Ekonomik INEV nga Republika Çeke, të cilat kanë për qëllim promovimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë e vendit.

Olimpiada e Ekonomiksit përbëhet nga katër raunde: shkollor, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nxënësit më të mirë nga raundi i sotëm rajonal do të kalojnë në nivel kombëtar, i cili do të mbahet në 24 Qershor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Raundi kombëtar do të jetë ngjarje një-ditore me fjalime të stilit TEDx midis dy fazave të testimit. Të gjitha shkollat pjesëmarrëse, studentët e universiteteve dhe publiku i gjerë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Pesë qytetet e testimit rajonal janë Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga, me universitete partnere duke përfshirë Universitetin e Tetovës, Universitetin Nënë Tereza në Shkup dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Partner i raundit kombëtar është Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Përveç testimit, në çdo rajon është organizuar punëtori e hapur e bazuar në librin “EKONOMIKSI I MENDIMIT PRAKTIK”, ku folësit diskutuan tema të ndryshme që lidhen me ekonominë. Nxënësit dhe pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë nga ekspertë të fushës dhe të fitojnë njohuri mbi çështjet ekonomike të botës reale.

“Ju urojmë të gjithë nxënësve pjesëmarrës dhe profesorëve të tyre sukses dhe duam t’u kujtojmë të gjithëve se pjesëmarrja në këtë olimpiadë është e rëndësishme. Edhe nëse nuk kalojnë në raundin tjetër, njohuritë e marra nga pjesëmarrja do të jenë të dobishme për ta. ”, tha koordinatori i garave rajonale z. Avni Arifi.

Olimpiada e Ekonomiksit promovon edukimin ekonomik, një aftësi thelbësore për të rinjtë që do të jetë e dobishme gjatë gjithë jetës së tyre. Përkrahja e donatorëve, mbështetësve dhe institucioneve akademike ofron siguri të mëtejshme se kjo iniciativë është në rrugën e duhur.

Tre nxënësit me pikët më të larta në çdo rajon do të marrin dhurata nga mbështetja bujare e donatorëve tanë. 50 nxënësit më të mirë nga garat rajonale do të kalojnë në raundin kombëtar, ku pesë nxënësit më të mirë do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtar që do të mbahen në Bratislavë në shtator 2023.

“Pasi këto gara planifikohen të organizohen çdo vit, inkurajojmë posaçërisht profesorët të angazhohen me nxënësit e tyre për pjesëmarrje më masive në Olimpiadën e Ekonomiksit duke marrë parasysh edhe faktin se mundësi të tilla në gjuhën shqipe janë shumë të rralla. Presim angazhim më të theksuar nga shkollat e mesme ekonomike, të cilat në krahasim me shkollat e tjera të mesme, nuk janë aq aktive edhe pse garat në fushën e tyre përkatëse” – theksoi drejtori i Institutit Alternativa Liberale, z. Orhan Ceka.

Olimpiada e Ekonomiksit është pjesë e Programit për Edukim Ekonomik, I cili zbatohet nga Instituti Alternativa Liberale në partneritet me Economic Fundamentals Initative.

Previous Post

Migena Balla: Në të njëjtën ditë me mbretin e Anglisë u kurorëzua edhe mbreti i budallallëkut’

Next Post

Selami kërkon nga autoritet që sa më shpejtë të vazhdohet ndêrtimi deri në Kitkë

Related Posts

Maqedoni

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025
Aktuale

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Kërçova: Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit mbrapsht!

14/10/2025
Maqedoni

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

14/10/2025
Next Post
Selami kërkon nga autoritet që sa më shpejtë të vazhdohet ndêrtimi deri në Kitkë

Selami kërkon nga autoritet që sa më shpejtë të vazhdohet ndêrtimi deri në Kitkë

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk