Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rasti Onkologjia, Prokuroria kërkon bashkëpunim nga Kosova dhe Shqipëria

26/09/2023
Rasti Onkologjia, Prokuroria kërkon bashkëpunim nga Kosova dhe Shqipëria
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë hetimet e rastit për keqpërdorimin e ilaçeve të pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.

Një ekip prokurorësh nga Prokuroria Publike dje ka qenë në Prokurorinë e Kosovës dhe ka realizuar takim të drejtpërdrejtë për sigurimin e provave në lidhje me hetimet paraprake të punës së Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup, kumtojnë nga Prokuroria.

“Nga autoritetet e Kosovës, përmes pikave të kontaktit në Rrjetin evropian të drejtësisë, janë kërkuar të dhëna konkrete të nevojshme për të kontrolluar pretendimet mbi bazën e të cilave ka filluar hetimi paraprak. Pastaj, prokurorët kosovarë shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe sigurimin e të dhënave të nevojshme”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria bëjnë me dije se në periudhën e ardhshme, varësisht nga nevoja e hetimit paraprak për sigurimin e provave, një takim i ngjashëm do të organizohet në Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë.

“Ndërkohë, ekipi i prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Çdo ditë intervistohen pacientë dhe të afërm të tyre, profesionistë mjekësorë dhe persona të tjerë që mund të kenë njohuri të caktuara. Ministria e Shëndetësisë deri te Prokuroria Publike ka dorëzuar raport nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar i cili i referohet punës së Klinikës së onkologjisë. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik është në proces hetimi financiar si dhe ekspertiza e detajuar e funksionimit ekonomiko-financiar të Klinikës të cilin e kryen ekip i ekspertëve, përfaqësues nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Previous Post

Armand Duka zgjidhet zv.president i UEFA-s

Next Post

Zgjerohet lista e çmimeve të ngrira, Qeveria vendosi uljen për 10 % të pijeve

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

16/09/2025
Maqedoni

Albi Qamili publikon fotografinë e kandidatëve të VLEN: Kjo është lista e rinisë dhe e shpresës për Tetovën

16/09/2025
Next Post
Zgjerohet lista e çmimeve të ngrira, Qeveria vendosi uljen për 10 % të pijeve

Zgjerohet lista e çmimeve të ngrira, Qeveria vendosi uljen për 10 % të pijeve

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

16/09/2025

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk