Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

30/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Greqi është regjistruar rasti i parë i dëmshpërblimit të një personi që ka mbetur viktimë i efekteve anësore të një vaksine për Covid-19.

Mediat në vend raportojnë se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Athinë dëmshpërbleu të hënën me një shumë parash prej 50.000 euro një 40-vjeçar, i cili pasi u vaksinua me AstraZeneca, u sëmur me sindromën Guillain-Barré.

Bëhet fjalë për një sindromë të rrallë neurologjike e cila bën që sistemi imunitar të sulmojë nervat, duke shkaktuar kështu paralizë dhe mpire. Paraliza ndodh kryesisht në krahë dhe këmbë.

Në rastet më të rënda, ata që paralizohen janë muskujt respiratorë duke bërë që i pacienti të ketë nevojë për kujdes intensiv.

Për rastin konkret, mediat në vendin fqinj raportojnë se “qytetari mbeti në gjendje vegjetative dhe aktualisht ndodhet në një karrige me rrota.”

Ai e çoi çështjen në gjykatë me ndërmjetësimin e një firme ligjore. Kallëzimi u bë më 22 korrik të vitit 2022 dhe vendimi u mor më 17 prill të këtij viti.

Në vendimin e saj, gjykata arsyeton se “shteti grek nuk arriti që të mbronte qytetarin e tij nga efektet anësore të vaksinës.”

Ndër të tjera, në arsyetim thuhet:

“Shfaqja e efekteve anësore serioze nga një vaksinë, konkretisht kundër koronavirusit, Covid-19, përbën dëm të veçantë dhe domethënës që tejkalon për viktimën kufirin e arsyeshëm të tolerancës dhe solidaritetit që Shteti ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët për hir të interesit të përgjithshëm të shoqërisë në tërësi dhe parimit të solidaritetit shoqëror sipas nenit 25, paragrafi 4 të Kushtetutës.”

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti që ndaj kompanisë që ka prodhuar vaksinën nuk është vendosur asnjë detyrim për të kryer kompensim, por e gjithë fatura i shkon shtetit grek.

Me fjalë të tjera, shtetit grek i takon të dëmshpërblejë personat që janë dëmtuar nga vaksinat, pasi shteti në atë kohë bërjen e vaksinave anti-Covid e ktheu në një detyrim.

Ndërkohë, 40-vjeçar ka mbetur i pakënaqur dhe do të kërkojë rishikim të çështjes pasi beson se për dëmin që iu shkaktua shëndetit të tij duhen të paktën 100 mijë euro kompensim.

Sipas raportimeve, mijëra qytetarë në Britaninë e Madhe kanë nisur procedurat për dëmshpërblim që në 2024 dhe kërkojnë që shteti t’i kompensojë për dëmet që u erdhën nga vaksinimi kundër koronavirusin./ A2

 

Previous Post

Finlanda ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla

Next Post

Izet Mexhiti: Listat e hapura janë modeli më demokratik, por partitë e tjera nuk i mbështesin

Related Posts

Botë

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025
Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Next Post

Izet Mexhiti: Listat e hapura janë modeli më demokratik, por partitë e tjera nuk i mbështesin

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk