Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ramadani: Një sistem i kalbur, ka marrë më shumë sesa duhet nga ky popull

17/03/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka komentuar tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe të reja. Ramadani ka shkruar se ky nuk është vetëm edhe një rast tragjik. Kjo është pika e fundit!

Një sistem i kalbur me dekada, siç ka shkruar Ramadani, i ngritur mbi korrupsion, padrejtësi dhe papërgjegjësi, ka marrë më shumë sesa duhet nga ky popull. Dhe sot, kur na rëndon mbi shpinë dhimbja për jetët e pafajshme të humbura, në vitet e kaluara dhe sot, ne nuk kemi luksin të heshtim. Nuk kemi luksin të mbyllim sytë. Sepse me heshtje bëhemi bashkëfajtorë!

“Qeveria që përfaqësojmë nuk do të bëhet pjesë e këtij zinxhiri vdekjeprurës që ka shkatërruar besimin dhe shpresën e njerëzve për vite me radhë. Sot, ne marrim përgjegjësinë! Por jo siç janë mësuar t’ju mashtrojnë, me fjalë boshe e premtime që zbehen sapo kalon stuhia. Jo! Ne flasim për një RESET TOTAL. Për të çrrënjosur çdo qelizë të kalbur të këtij sistemi që ka shndërruar jetën e qytetarëve në peng të korrupsionit dhe arrogancës politike. Jetët e këtyre të rinjve dje dhe i të gjithë të tjerëve në vitet që lamë pas, do të jenë simbol i drejtësisë së vërtetë, e asaj që nuk njeh kompromise me fajtorët, që nuk mbyllet në zyra, që nuk e mat të ardhmen me interes personal. Ne nuk po flasim për zbukurim kozmetik. Ne flasim për NDRYSHIM të sistemit, nga themelet!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se ky është momenti i jonë për të treguar forcën, dinjitetin dhe guximin që na ka munguar për shumë kohë. Për të ndalur spiralen që përsëritet sa herë që ne mendojmë se ‘asgjë nuk mund të ndryshojë’.

Ramadani ka shtuar se populli ynë meriton më shumë. Dhe këtë herë, historia do ta mbajë mend: Ose do të jemi ata që patën guximin të shkatërrojnë njëherë e përgjithmonë këtë të keqe qe me dekada po ndërtohet, ose do të jemi thjesht edhe një hallkë e prishur në një zinxhir të kalbur.

“Ne zgjedhim guximin. Zgjedhim përgjegjësinë. Zgjedhim drejtësinë për çdo jetë të humbur. Sistemi i kalbur do të bjerë. Dhe me të, çdo njëri që mendon se mund t’i shpëtojë përgjegjësisë”, ka nënvizuar Ramadani.

Previous Post

Mickoski pas takimit me Stojanoskin dhe Durmishin: Nesër fillon kontrolli në terren i të gjithë subjekteve

Next Post

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Related Posts

Maqedoni

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025
Maqedoni

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Maqedoni

Organizonin “luftë” mes qenëve, arrestohen 2 persona

31/10/2025
Maqedoni

Me nënshkrimin e Deklaratës së Shkupit përfundoi Forumi Botëror i Energjisë IFESD-14

31/10/2025
Maqedoni

Vedhje e madhe e rrymës – hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

31/10/2025
Maqedoni

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

31/10/2025
Next Post

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk