Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Rama: Tre policët e Kosovës nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot

16/06/2023
Rama: Tre policët e Kosovës nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe dhe mbajtja deri më sot është i pajustifikueshëm, transmeton Gazeta Metro.

Ai u shpreh se ata nuk kanë kryer asnjë krim dhe se duhet të kthehen tek familjet e tyre.

“Qysh nga sekonda e parë e daljes së lajmit jemi angazhuar me të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e një ore me parë për tre punonjësit e policisë. Debati mbi shkeljen apo mosshkeljen e të cilëve është i rëndësishëm në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore, por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë. Pastaj debati, ishin këtej apo andej dhe konkluzionet përkatëse për të mund të vazhdojnë. Ajo që është me rëndësi është që ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre se nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe sikur ta presupozojmë që janë kapur disa qindra metra në anën tjetër apo qindra metra në këtë anë njëra palë thotë kështu, tjetra palë thotë ashtu, pala tjetër thotë edhe kështu edhe ashtu. Nuk ka asnjë vlerë kjo në raport me ata. Shkelje kufiri do të thotë kthehu mbrapa. Kaq. Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Është e pajustifikueshme që në fillim, por po them që duhet të mbarojë”, tha Rama.

Ai tha se po përdoret çdo urë komunikimi për lirimin e tyre.

“Është immediate që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu e janë gjendur atje për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publike por do të dorëzojë dosjen ne NATO, është e qartë që në të gjitha rastet të tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur kufirin, kjo ka vetëm një përgjigje: kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi fokusuar që nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur.”, tha Rama.

Previous Post

Ardian Bujupi e Shpat Kasapi e sjellin në një version ndryshe “Valle kosovare”

Next Post

Abazoviç propozon që Mali i Zi të jetë mikpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Related Posts

Aktuale

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16/08/2025
Shqipëri

16/08/2025
Botë

Trump i shkruan letër Begajt

15/08/2025
Shqipëri

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

14/08/2025
Shqipëri

37 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

13/08/2025
Shqipëri

Delvina përballë flakëve, mbi 1 mijë banorë evakuohen

13/08/2025
Next Post
Abazoviç propozon që Mali i Zi të jetë mikpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Abazoviç propozon që Mali i Zi të jetë mikpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Procedurë kundër tetë personave për rrahjen masive në Shkup

18/08/2025

Vuçiç jep mesazhin publik: Tri ditët e ardhshme shteti do pushojë së ekzistuari

18/08/2025

“Baza në Bonsdsteel do të kalojë në…”, eksperti i sigurisë “zbulon” planin e SHBA-së në Kosovë

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk