Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!

03/11/2023
Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Pas 5 vitesh Shqipëria do ketë shumë punë”, Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!
Gjatë Asamblesë së Zgjeruar që po mbahet në qytetin e Fierit, kryeministri Edi Rama ka folur mbi plan që duhet të realizohen.

Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për njerëz të zanatit.

Ai thekson se mungesa e specialistëve, njerëzve të zanatit në të gjithë spektrin e industrisë së turizmit është alarmante.

“Gjërat që janë për t’u bërë janë më shumë sesa këto që kemi bërë. Ne të bëjmë atë kapërcim historik që kemi marrë përsipër dhe që ta kemi Shqipërinë e 2030-ës vend kampion absolut në rajon për turizmin, për eksportet bujqësore, dixhitalizimin, ne duhet me patjetër të kuptojmë në veprimin e përditshëm që duhet të rrisim me shpejtësi kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Nuk mundet ne të jemi kampion të rrethuar nga vende që luajnë në Champions League, dhe që të konkurrosh me ata duhet jo thjesht t’u ofrosh siguri dhe bukuritë e natyrës, por duhet t’u shërbesh me cilësi. Mungesa e specialistëve, njerëzve të zanatit në të gjithë spektrin e industrisë së turizmit është alarmante dhe është e kotë.”

Rama u bëri thirrje prindërve që mos t’i nxisin fëmijët të shkojnë në fakultet nëse nuk kanë mesataren e duhur.

Ndër të tjera, ai theksoi se pas 5 vitesh, Shqipëria do ketë shumë kërkesë dhe punë.

“Ua them gjithë prindërve që kanë fëmijë që shkojnë në gjimnaz me 5 dhe këmbëngulin që t’i çojnë në universitet, që të humbasin kohën për t’i dhënë një rrugë që me shumë gjasë nuk do e nxjerrë asgjëkundi. Ndërkohë që mund të jetë shumë i prirur për zanatin dhe mund të krijojë biznesin e vet dhe të jetë i zoti të fitojë nga puna e vet në vend që të vijë vërdallë me një diplomë që nuk i pi ujë asgjëkundi. Ky është ndryshim i madh që duhet bërë tani. Ne kemi nisur një proces sensibilizimi me shkollat, jepuni fëmijëve një zanat, kur ata të dalin në jetë pas 5 vitesh, Shqipëria do ketë shumë kërkesë dhe do ketë punë.”/

Previous Post

Reagon Agim Islami ndaj informacioneve të fundit për Nikolla Gruevskin

Next Post

Gjendja në burgje, Lloga: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Related Posts

Shqipëri

Vrasja e gjyqtarit,reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

06/10/2025
Shqipëri

Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Na duhet një drejtues qytetar

05/10/2025
Rajon

Liderët e ballkanit perëndimor të hënën takohen në Durrës

04/10/2025
Shqipëri

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama: Krenar për Shqipërinë!

02/10/2025
Shqipëri

Bora e parë në Kukës, Edi Rama publikon foto

02/10/2025
Shqipëri

Igli Tare sfidoi shtypjen nga komunizmi, historia e patreguar: I thashë shokut tim se do shkoja në Seria A

01/10/2025
Next Post
Gjendja në burgje, Lloga: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Gjendja në burgje, Lloga: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk