Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Rama me Blinken thirrje Kosovës: Mos bëni hapa të pakoordinuar me aleatët

15/02/2024
Rama me Blinken thirrje Kosovës: Mos bëni hapa të pakoordinuar me aleatët
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur rreth rëndësisë së investimeve të kompanive amerikane.

Rama tha se kjo nevojë është e padiskutueshme.

Kështu ai deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe rëndësia e investimeve amerikane në Shqipëri, si dëshmi jo vetëm e kësaj marrëdhënie por edhe të vetëdijes për potencialin e madh që Shqipëria ka në sektori shumë kritik për botën e sotme, në këtë rast për rajonin tonë sot si sektori i energjisë”, tha Rama.

“Administrata amerikane është e angazhuar për të përballuar ndryshimeve klimaterike, dhe është shumë e angazhuar për të mbështetur të gjitha projektet e energjisë së gjelbër. Dhe kompanitë amerikane janë partnere të pranueshme”, theksoi ai.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se turistët amerikanë ia vlen ta vizitojnë Shqipërinë.

“Dhe, Shqipëria është një vend ku sekretari mund ta dëshmoj vetë, megjithëse për pak kohë për turistët amerikanë se ia vlenë të vizitohet. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, apo nga vendet e tjera, në një vend shumë të vogël pa bërë shumë orë rrugë, mund të gjejnë gjithçka nga bukuritë e natyrës që nga plazhet deri në majat e maleve të mbuluar me borë”, tha i pari i qeverisë .

18:00 – Rama me Blinken: Apelojmë autoritetet në Kosovë të mos bëjnë asnjë hap pa koordinim me aleatët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur një pjesë të konsiderueshme për Kosovën.

Ai ka bërë thirrje bashkë me Blinken për institucionet e Kosovës që të mos ndërmarrin hapa të pakoordinuar, njofton KlanKosova.tv.

“Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, ka thënë Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja”.

Rama ka thënë se kërkesat e ndërkombëtarëve në dialog nuk janë shtrënguese dhe se asaj nuk i kërkohet që ta lëshojnë asnjë milimetër toke.

“Ne jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e plagëve të nj tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm edhe për faktin që në momente të caktuara si rasti i Banjskës, Serbia nuk është se ndihmon si duhet procesin”.

“Në radhë të partë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë në duhet të jemi të vetëdijshëm se është në interesin tonë, të Kosovës, që të përparojë unilateralisht”.

Previous Post

E tmerrshme, dy artistë izraelit bëjnë thirrje për vdekjen e Dua Lipës

Next Post

Kryeministri Xhaferi në Konferencën e 60-të të Sigurisë së Mynihut

Related Posts

Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Aktuale

Sot mbahet samiti i Komunitetit Politik, 47 liderë evropianë zbarkojnë në Tiranë

16/05/2025
Next Post
Kryeministri Xhaferi në Konferencën e 60-të të Sigurisë së Mynihut

Kryeministri Xhaferi në Konferencën e 60-të të Sigurisë së Mynihut

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk