Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Rafael Bart nga CIOS : Është në interes të Maqedonisë të arrihet një marrëveshje – borxhi është i garantuar

21/10/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Borgji i Hekurudhave të Maqedonisë ndaj kompanisë kroate CIOS GRUPA, i cili mbetet i pazgjidhur për më shumë se dy dekada, po shfaqet sërish si një çështje serioze mes të dyja palëve.
Në një intervistë për Press24, kryetari i Bordit Drejtues të CIOS, Rafael Klemens Bart, thotë se kompania vazhdon të jetë e hapur për dialog dhe marrëveshje miqësore, por mungesa e vullnetit nga institucionet maqedonase e ka çuar rastin në gjykatë.

“Çdo vit shtohen nga 2 milionë euro kamata – sepse nuk ka marrëveshje”

“Si kryetar aktual i Bordit Drejtues të CIOS GRUPA, e konsideroj këtë situatë si një problem shumë serioz,” – deklaroi Bart për Press24.
“Kërkesat ndaj Hekurudhave të Maqedonisë burojnë nga të ardhurat transportuese nga shërbimet hekurudhore gjatë periudhës 1991–1995. Borxhi fillestar, në vlerë rreth 3.85 milionë euro, deri në fund të vitit 2023 është rritur në më shumë se 25 milionë euro me kamata. Çdo vit shtohen rreth 2 milionë euro kamata të reja, thjesht sepse nuk ekziston asnjë marrëveshje për shlyerje.”

Bart kujton se CIOS për më shumë se një dekadë është përpjekur të krijojë dialog institucional me autoritetet maqedonase:
“Prej 15 vjetësh, paraardhësit e mi në CIOS GRUPA kanë kërkuar dialog dhe negociata për një marrëveshje shlyerjeje, por institucionet nuk kanë treguar as interes, as iniciativë për të gjetur zgjidhje dhe për të ndalur këtë rritje të panevojshme. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të arritshme dhe të kënaqshme për të dyja palët – përmes një marrëveshjeje jashtëgjyqësore.”

Ai shton se shuma prej 25 milionë euro i referohet vitit 2023, kur kompania kroate anëtare e CIOS GRUPA – CE-ZA-R – ngriti padi:
“Negociatat janë kërkuar që nga viti 2011 e deri në shtator 2023, kur çështja më në fund u dërgua në gjykatë, pasi nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje jashtëgjyqësore — pala jonë përballë, qeveritë e Maqedonisë, nuk treguan asnjë vullnet për këtë.”

“Jemi të gatshëm për marrëveshje miqësore”

Edhe pse padia është aktive, CIOS mbetet e hapur për bisedime.
“Po, sigurisht, ne ende jemi të hapur për një marrëveshje miqësore,” – thotë Bart për Press24.
“Sipas mediave, gjatë viteve të fundit janë arritur marrëveshje me kompani të tjera hekurudhore ndërkombëtare për shlyerjen e borxheve të Hekurudhave të Maqedonisë, me plan të strukturuar pagese dhe garanci shtetërore. Ne jemi të gatshëm të negociojmë brenda kushteve të arsyeshme, me kusht që të respektohen të drejtat tona ligjore dhe financiare.”

Ai shton se CIOS i ka blerë të gjitha kërkesat në mënyrë ligjore:
“Është shumë e rëndësishme të theksohet se ne i kemi blerë ligjërisht të gjitha borxhet e mbetura, të garantuara nga HŽ Cargo dhe, rrjedhimisht, nga shteti kroat, që në vitin 2010.”

“Seanca kryesore është caktuar për tetor 2025”

Aktualisht, procesi është në zhvillim në gjykatë, por kompania nuk heq dorë nga mundësia për marrëveshje.
“Prioriteti ynë gjithmonë është dialogu dhe arritja e një zgjidhjeje të negociuar. Procesi gjyqësor është në vazhdim që nga paraqitja e padisë në vitin 2023, gjatë së cilës janë mbajtur disa seanca për paraqitjen e provave dhe raporteve të ekspertëve. Seanca kryesore është caktuar për fundin e tetorit 2025,” – shpjegon Bart.

Megjithatë, ai shton se zgjidhja më e mirë është gjithmonë ajo e arritur përmes marrëveshjes, e jo betejës gjyqësore.

“Ndërsa procesi ligjor vazhdon, ne mbetemi të hapur për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, në frymën e bashkëpunimit të mirë me Republikën e Maqedonisë. Ne besojmë fuqimisht se një marrëveshje e drejtpërdrejtë do të ishte në interes të të dyja palëve, më shumë sesa një betejë e zgjatur gjyqësore. Kjo duhet të jetë gjithashtu në interes të Republikës së Maqedonisë, si debitor përfundimtar.”

Previous Post

Çmenduri, Arabia Saudite shpërblen me 1.15 milion euro secilin lojtarë të Kombëtares, pas kualifikimit për në Botëror

Next Post

Ishin të destinuara për një kompani nga Tetova, Dogana zbuloi 1.512 m² qilima të padeklaruar

Related Posts

Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Biznes

600 mijë euro për rrjetin modern dhe digjital të transmetimit në Maqedoni – nënshkruhet marrëveshje granti midis MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

15/10/2025
Biznes

Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

14/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Biznes

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025
Next Post

Ishin të destinuara për një kompani nga Tetova, Dogana zbuloi 1.512 m² qilima të padeklaruar

Elezi: Qysh në raundin e parë fituam në pesë komuna, ndërsa kemi epërsi

21/10/2025

Fisnik Mela: Puna sapo ka filluar!

21/10/2025

Përsëritja e zgjedhjeve, ja çka do të ndodhë në 4 komuna

21/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk