Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Radoniqi: Votat janë të sigurta, ende nuk dihet se kur do të dalim më rezultate preliminare

10/02/2025
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

“Për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Andaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët me shumë të drejtë kanë pritur që të mësojnë rezultatet preliminare të votimeve nga dita e sotme. Në këto rrethana KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike të cilat tashmë janë plotësuar ne vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Sigurojmë qytetarët e Kosovës se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve”, tha Radoniqi.

Përveç kësaj, Radoniqi tha se nuk ka informacione nëse Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me rënien e sistemit të KQZ-së.

Ndërkaq, lidhur me raportimet që në Qendrat e Mjekësisë Familjare po vazhdon procesi i votimit, Radoniqi u shpreh se votat kanë filluar të mblidhen shumë vonë dhe se nuk kanë arritur t’i marrin votat nga personat që kanë aplikuar.

Ndër të tjera, Radoniqi theksoi se votat janë të sigurta, derisa nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur do të publikohen rezultate preliminare të procesit zgjedhor.

“Softueri neve nuk na ka funksionuar në fund. Na ka funksionuar deri më tani në secilin proces të mundshëm që e kemi pasur nga fillimi i këtyre zgjedhjeve, përgatitjeve deri më tani në fund nuk ka funksionuar. Për këtë arsye edhe të dhënat të cilat kanë filluar të vijnë nuk janë me dështimin e sistemit nuk funksionojnë. Sa i përket hetimeve të prokurorisë nuk kam ndonjë informacion. Nëse prokuroria mendon se duhet të hetojë diçka janë nën kompetencën e tyre. Sa i përket votimit në qendra të mjekësisë familjare, dua t’iu informojë se unë saktësisht të dhënat nuk i kam. Por, një informacion që e kam është se ata shumë vonë kanë filluar t’i mbledhin votat andaj nuk kanë mbërri t’i marrin votat nga personat që kanë aplikuar…Stafi i KQZ-së dhe ne vetë anëtarët e KQZ-së do të jemi gjithë natën sonte në objekt dhe do të punohet që të gjitha të dhënat nga formularët në vendvotime të futen në mënyrë manuale në kompjuter…nuk do të ketë publik periodik. Do ketë rezultat final? Preliminar, se final do të jetë me votat nga diaspora…Dua t’iu siguroj të gjithëve se votat janë të sigurta”, tha Radoniqi.

Previous Post

Kurti: Subjekti fitues është Vetëvendosja, do ta formojë qeverinë e ardhshme

Next Post

Kurti shpall fitoren, nis festa në Prishtinë: Këto zgjedhje treguan se populli i Kosovës ka mundur edhe Serbinë

Related Posts

Maqedoni

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025
Maqedoni

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

15/09/2025
Kosovë

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

15/09/2025
Next Post

Kurti shpall fitoren, nis festa në Prishtinë: Këto zgjedhje treguan se populli i Kosovës ka mundur edhe Serbinë

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

15/09/2025

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk