Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Rabotniçki gati të sfidojë Lugoj-in në Rumani (Video)

09/10/2023
Rabotniçki gati të sfidojë Lugoj-in në Rumani (Video)
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Rabotniçkit në volejboll, në konkurencën e femrave, të martën dhe të mërkurën do të zhvillojë sfidat e para në garat evropiane në këtë sezon, kur takohet me skuadrën rumune të Lagojit, në kuadër të Kupës Çelinxh. Për shkak të orarit të ngjeshur në palestrën “Boris Trajkovski”, Rabotniçki do t’i zhvillojë dy sfidat evropiane në terrenin mysafirë. Të dielën volejbollistet zhvilluan stërvitjen e fundit, para nisjes për në Rumani. Trajneri Gligor Hristov theksoi se ekipi është gati për të shijuar eksperiencën e sfidave ndërkombëtare.

“Mund të them se ekipi është përgatitur në mënyrë të shkëlqyer, pasi që kemi filluar më punë më 7 gusht dhe janë 2 muajë që punojmë për çdo ditë dhe kemi zhvilluar rreth 50 stërvitje. Kishim përgatitje në Krushevë dhe kishim 8 ndeshje përgatitore dhe mendojë se jemi të përgatitur dhe me një entuziazëm e presim këtë aventurë të re evropiane….pres angazhim maksimal nga volejbollistet dhe jam i bindur se ata do të realizojmë”, Gligor Hristov, trajner i KV Rabotniçki.

Defina Rexhallari dhe Tamara Stojanova, janë optimiste para sfidave evropiane, pasi që konsiderojnë se kanë zhvilluar stërvitje intenzive.

“Stërvitemi plot dy muaj. Jemi përgatitur fizikisht dhe psiqikisht dhe në secilin plan tjetër. Ndërkohë zhvilluam edhe disa ndeshje miqësore me ekipe të huaja nga Serbia dhe Kosova, të cilat na dhanë një fillim për atë që mund të vjen tani në Rumani. Luajtëm mjaft mirë dhe atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme dhe atje shkojmë që të tregojmë lojën tonë të mirë, të kemi paraqitje të mirë. Dimë se me çfarë ekipe me eksperiencë do të përballemi , e cila ka një kontinuitet në garat e mëdha”, tha Tamara Stojanova, kapitene e KV Rabotniçki.

“Ekipi i Lugojit është një ekipi i njohur ndërkombëtarisht, njihet mirë në gjithë botën, ku kryesisht luajnë lojtare me shumë eksperiencë të madhe, yje të volejbollit botëror. Jemi përgatitur maksimalisht dhe do të japim maksimumin tonë edhe pse është loja jonë e parë oficiale për këtë sezon”, theksoi Defina Rexhallari, volejbolliste e KV Rabotniçki.

Ekspedita e Rabotniçkit zbarkoi të hënën në Rumani, ku zhvilloi vetëm një stërvitje para përballjes së parë, të martën në orën 17.30. Takimi i dytë është caktuar një ditë më vonë, po ashtu në terminin e njëjtë. /Alsat.mk

 

Previous Post

Si 16-vjeçar mori rrugën për mërgim, sot luan krah aktorëve të famshëm!

Next Post

Mbi 100 qytetarë kanë raportuar se duan të largohen nga Izraeli, ky është plani i MPJ

Related Posts

Aktuale

Maqedonia luan “finalen para finales” – sonte kërkon fitore ndaj Kazakistanit për ëndrrën e Botërorit

13/10/2025
Aktuale

Ky është formacioni i Kosovës për përballjen me Suedinë, tre ndryshime nga ndeshja me Slloveninë

13/10/2025
Shqipëri

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025
Sport

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Sport

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

13/10/2025
Sport

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025
Next Post
Mbi 100 qytetarë kanë raportuar se duan të largohen nga Izraeli, ky është plani i MPJ

Mbi 100 qytetarë kanë raportuar se duan të largohen nga Izraeli, ky është plani i MPJ

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk