Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Qyteti ku filloi historia e Anglisë

06/05/2023
Qyteti ku filloi historia e Anglisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një cep të qytezës Kingston upon Thames, ruhet një gur i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për historinë e Mbretërisë së Bashkuar. I shndërruar në një monument, guri rrethohet nga shtatë shtylla dhe sipas legjendës mund të jetë “Guri i Kurorëzimit”.

Afërsia me pallatin e famshëm Hampton Court, që dikur ka qenë rezidenca e mbretit Henry VIII dhe vendi i preferuar i xhirimeve të shumë filmave, e bën qytezën në jugperëndim të Londrës një vend shumë të dashur për turistët. Megjithatë, shumë nuk i kuptojnë ngjarjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur aty.

Kingston upon Thames u emërua si bashkia e parë zyrtare mbretërore e Anglisë. Historiku i qytezës shtrihet deri në shekullin e 10-të, kur Athelstan, mbreti më i shquar sakson, u kurorëzua aty në vitin 925 të e.s. Athelstan konsiderohet si mbreti i parë i Anglisë, pasi mundi aleancën e vikingëve dhe Skocisë në betejën e Brunanburh, duke unifikuar një hartë të Ishujve Britanikë. Kështu Kingston u konsiderua vendi ku filloi Anglia e bashkuar.

Mendohet se si pjesë e ceremonisë, Athelstan u ul në “Gurin e Kurorëzimit”, ndërsa merrte kurorën e tij. Një kopje e kësaj kurore të parë është e ekspozuar në një kishë, dhe është krijuar sipas një ilustrimi të ceremonisë së ndodhur më 4 shtator 925. Gjithashtu, është e mundur që të jetë akti i kurorëzimit të parë të dokumentuar ndonjëherë në Angli. Kingston mbeti vendi i preferuar për kurorëzimet mbretërore. Aty u kurorëzua mbreti Edredit në 946 dhe Ethelred në 979, si dhe shumë mbretër të tjerë. Megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna të mëtejshme mbi “Gurin e Kurorëzimit” dhe është e paqartë se kur dhe pse guri ndaloi së përdoruri. Por, një traditë ka mbetur: kurorëzimi “ordo”, që do të thotë “urdhri” në latinisht. Urdhri u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953 dhe ka të ngjarë të përdoret edhe në kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles III.

Me këto lidhje mbretërore të rrënjosura thellë, mbreti George V e quajti zyrtarisht Kingston një bashki mbretërore në vitin 1927. Ndërsa në vitin 1965, mbretëresha Elizabeth do t’i jepte një tjetër Kartë Mbretërore që konfirmonte titullin e Kingston si “Bashkia Mbretërore e Kingston on Thames”.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi bashkia mbretërore më e vjetër në vend, ku jo vetëm u kurorëzuan mbretërit e parë saksonë, por është dhe shtëpia e Gurit të Kurorëzimit. Jemi vendi ku filloi Anglia. Me lidhjen tonë të fortë me historinë mbretërore të Britanisë, ne mezi presim për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles. Shpirti i komunitetit të Kingston do të jetë padyshim në qendër të festimeve.”-Nicola Nardelli, nënkryetar i Bashkisë Mbretërore të Kingston upon Thames

Previous Post

Tifozët e Chelseat nuk e duan shitjen e Brojës

Next Post

Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, interesim i lartë për mësimin gjithë-ditor

Related Posts

Botë

Trump: Asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bëhemi bashkë

15/05/2025
Botë

Kroaci: E përndoqi 26 vjeçaren dhe tentoi ta vriste mikun e saj, arrestohet shqiptari

15/05/2025
Botë

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

15/05/2025
Botë

Aksident tragjik në Meksikë, humbin jetën 21 persona

15/05/2025
Botë

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

15/05/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

15/05/2025
Next Post
Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, interesim i lartë për mësimin gjithë-ditor

Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, interesim i lartë për mësimin gjithë-ditor

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk