Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Qytetarët i ankohen kryeministrit – ”ngrirjet” e çmimeve s’kanë efekt

28/03/2023
Qytetarët i ankohen kryeministrit – ”ngrirjet” e çmimeve s’kanë efekt
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për dallim nga vizitat tjera që Kryeministri Kovaçevski bëri nëpër supermarkete të vendit, sot qytetarët shfrytëzuan vizitën e tij dhe të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi për të shprehur pakënaqësinë e tyre për masën e ngrirjes së çmimeve.

Me një shportë bosh në duar një qytetare i doli para Kryeministrit Kovaçevski për t`i kërkuar llogari për rritjen e çmimeve, njofton KlanM.

”Çmimet janë deri në tavan. Me dy denarë makarona dhe një denar vezë që ishin 99 denarë nuk është masë. Jeta është bërë e vështirë, me ato para nuk blejmë dot as ilaçe – iu drejtua kryeministrit një e moshuar” – tha qytetarja.

I kapur nga situata në të cilën gruaja doli para tij me një shport bosh, Kovaçevski i justifikoi shtrejtimet me luftën në Ukrainë dhe shfrytëzoi momentin për t’u mburrur për atë që kishte bërë qeveria e tij.

”Është e vërtetë që çmimet janë rritur sepse në Ukrainë po zhvillohet një luftë. Ajo që bëmë ishte ngrirja e çmimeve, gjë që uli çmimet me dhjetë për qind. Kemi ngrirë çmimin e vezëve dhe të orizit. Tani ato janë dhjetë për qind më të lira se dikur. Aty ku nuk arritëm një marrëveshje xhentelmenësh, i sollëm vendimet në Qeveri . Po afrohen festat fetare Pashkët dhe Bajrami, koha kur në tryezat e qytetarëve tanë duhet të ketë sa më shumë produkte, me qëllim që ajo të jetë më e pasur. Nuk do të lejojmë që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve gjatë kohës së krizës. Kjo është koha e solidaritetit dhe jo profitit shtesë” – deklaroi Kovaçevski.

Nga ana tjetër, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sic njofton KlanM, bëri të ditur se në seancën e nesërme të qeverisë pritet të merret vendimi për ngrirjen e çmimeve të një sërë produktesh higjienike, si dhe po mendohet për ulje të çmimeve të disa pemëve dhe perimeve.

“Me shumë gjasa nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike…ne presim edhe analizat nga Drejtoria Doganore në pjesën e çmimeve të importit të raportuara nga tregtarët që merren me fruta dhe perime, pra të shohim se sa është diferenca në marzhë që gjatë kësaj jave të ngrijmë edhe produktet e importuara, që në përgjithësi janë fruta” – tha Kreshnik Bekteshi,.

Ndër të tjera, Ministri i Ekonomisë, bëri të ditur se po bëhen analiza që nga 1 korriku të vendoset tarifa e lirë për energjinë elektrike, në mënyrë që, siç tha ai, pensionistët apo të papunët që janë në shtëpi pjesën më të madhe të ditës, të përdorin tarifë të lirë dhe të zvogëlohen kostot.

Previous Post

U pengua të ndjek mësimin shkaku i shamisë/ Nuhiu: Askush nuk mund të ndalojë Alejnën të mësojë

Next Post

Osmani: Rusia cënon paqën – nuk mund të jemi neutral!

Related Posts

Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Aktuale

Heshtje zgjedhore në RMV: Sot votojnë të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim

18/10/2025
Next Post
Osmani: Rusia cënon paqën – nuk mund të jemi neutral!

Osmani: Rusia cënon paqën – nuk mund të jemi neutral!

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025

“No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York

18/10/2025

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk