Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

“QUAD-i I BALLKANIT PERËNDIMOR”! Harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së

29/03/2023
“QUAD-i I BALLKANIT PERËNDIMOR”! Harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Shkup, së bashku me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kryeministrit. të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç lansoi platformën e re “QUAD-i i Ballkanit Perëndimor – harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së”.

Fokusi i takimit ishte harmonizimi i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së i të katër vendeve të grupit QUAD në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe pasojave ekonomike të shkaktuara nga invazioni rus i Ukrainës.

“Pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, por edhe më gjerë me pozitat dhe vlerat e botës demokratike, u kthye në një nga prioritetet më të rëndësishme të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, por edhe si mesazh i qartë se ku përkasin këto vende”, theksoi ministri, Osmani në takim, ceket në kumtesën e MPJ-së.

Ai shprehi kënaqësinë për themelimin e forumit joformal, të quajtur QUAD. Secili prej këtyre vendeve individualisht ka dëshmuar se është një partner i besueshëm i NATO-s dhe BE-së, duke u harmonizuar me regjimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së, por edhe nëpërmjet ndihmës konkrete humanitare dhe asistencës tjetër teknike për Ukrainën.

Osmani i njoftoi bashkëbiseduesit për reformat që vijojnë, duke theksuar se nuk ka kthim mbrapa nga rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut, një vend i njohur për demokracinë dhe kohezionin e saj multietnik, gjë që dëshmohet me vendimin për të qenë nikoqir i bisedimeve të zhvilluara së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

U theksua se synim i përbashkët strategjik i të gjitha vendeve që e kanë arritur harmonizimin e plotë me vendimet e BE-së është integrimi i plotë në Union. Në këtë kontekst dhe lidhur me zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, procesi i zbatimit të politikave, rregulloreve dhe standardeve të BE-së paraqet interesin më të lartë shtetëror.

Previous Post

Luizi rrëfen 4 sekretet e jetës së tij

Next Post

Pozoi nudo në malin e shenjtë, ja çfarë i ndodhi rusit në Bali

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve

12/05/2025
Maqedoni

Vendimi për spitalin modular më 16 maj! Familjarët: Të zgjohemi nga gjumi që mos të përsëriten raste të tilla

12/05/2025
Aktuale

Iseni: Shqiptarët do të kenë përfaqësim dinjitoz në stacionin policor në Butel

12/05/2025
Maqedoni

Librat e Adnan Merovcit përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike

12/05/2025
Maqedoni

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është afruar me standardet evropiane

12/05/2025
Aktuale

Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

12/05/2025
Next Post
Pozoi nudo në malin e shenjtë, ja çfarë i ndodhi rusit në Bali

Pozoi nudo në malin e shenjtë, ja çfarë i ndodhi rusit në Bali

VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve

12/05/2025

Gjithçka gati për transferimin e Carlo Ancelottit te Brazili, zbulohet data kur italiani do të nisë nga puna

12/05/2025

Vendimi për spitalin modular më 16 maj! Familjarët: Të zgjohemi nga gjumi që mos të përsëriten raste të tilla

12/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk