Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria: Vendimi për rrugën “Adem Demaçi” i papërshtatshëm

15/08/2023
Qeveria: Vendimi për rrugën “Adem Demaçi” i papërshtatshëm
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria pranoi për Alsat se dy vite më parë ka dhënë pëlqimin e saj për një listë prej rreth 500 emrave të rrugëve, të cilat i ka propozuar Qyteti i Shkupit dhe të cilat mund t’i përdorë sipas gjykimit të tij për të ndryshuar emra rrugësh. Nëse dhe si do të përdoren emrat është tërësisht në kompetencën e Qytetit, thonë nga ekzekutivi. Në mesin e tyre edhe “Adem Demaçi”. Megjithatë, sipas tyre, riemërimi i rrugës në Çair nga “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi” mbetet i papërshtatshëm.

“… vendimi për të riemërtuar një rrugë që mban emrin e “Brigadës së Dytë Maqedonase” heroike është i papërshtatshëm. Ky mendim, si dhe vënia në dukje se emri i “Adem Demaçit”, si shkrimtar dhe figurë e shquar politike kosovare, është më e përshtatshme për të qëndruar në një rrugë krejtësisht të re, nuk do të thotë ndërhyrje në autoritetin e një komune, por krejt e kundërta, referim i autoritetit të komunës,” thuhet nga Qeveria.

Vendimi për riemërimin e rrugës ka kaluar dy vite më parë në këshillin e Komunës së Çairit, në këshillin e Qytetit të Shkupit dhe në Qeveri. Deri në promovimin e saj të premten, në prezencë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nuk ka pasur asnjë reagim.

Tani kryetarja e Qytetit të Shkupit Denalla Arsovska, ka iniciuar në këshill rikthimin e emrit të rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.

“Ftoj të gjithë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë pro këtij propozim-vendimi, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të “Brigadës së Dytë Maqedonase” të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen e Maqedonisë,” deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Ish kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili ka qenë në pozitë kur janë miratuar ndryshimet e emrave të rrugëve thotë se “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë dhe ekziston akoma.

“Rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është fshirë asnjëherë në Shkup. Deklaratat populiste nga cilado anë janë rezultat i mungesës totale të informacionit (ose manipulimit të vetëdijshëm) të opinionit. Ish rr. “Lovqenska 9”, tani është “Bridaga e Dytë Maqedonase”, tha Petre Shilegov, ish kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas Komunës së Çairit e gjithë procedura ka qenë ligjore dhe sipas standardeve. /alsat.mk

Previous Post

Krijimi i partive të reja paralajmëron zgjedhje parlamentare

Next Post

Mexhiti: Kjo metodë e pushtetit është staliniste

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Mexhiti: Kjo metodë e pushtetit është staliniste

Mexhiti: Kjo metodë e pushtetit është staliniste

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk