Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Qeveria: Vendimi i Kushtetueses nuk nënkupton se do të rriten pagat e funksionarëve për 78 për qind

31/03/2023
Qeveria: Vendimi i Kushtetueses nuk nënkupton se do të rriten pagat e funksionarëve për 78 për qind
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar është përfundimtar dhe duhet të respektohet. Por, kjo nuk nënkupton se automatikisht do të rriten pagat e të gjithë personave të emëruar për 78 për qind siç spekulojnë një pjesë e publikut, bëhet e ditur në përgjigjen e Qeversië, në pyetjen e MIA-s për këtë vendim.

“Theksojmë se “ngrirja” e deritanishme e bazës ishte në fak qëndrim qeveritar gjatë periudhës së kaluar dhe nga ana e Qeverisë i njëjti është mbrojtur si qëndrim para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i cili me vendim të Kushtetueses i njëjti në praktikë shfuqizohet. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të autorizimeve të saja ka dhënë mendim negativ për nismën për ndryshimin e neneve nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Gjykatën Kushtetuese me të cilën e konfirmon qëndrimin e Qeverisë se zgjidhja ligjore për pagat nuk duhet të ndryshohet. Kështu që, qëllimi i Qeverisë ishte dhe ende është i qartë, e ai është punë e paguar në mënyrë korrekte dhe të drejtë për të gjithë faktorët në shoqëri”, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Edhe pse baza për llogaritjen e pagës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rritet, Qeveria në mënyrë konkrete i shqyrton mundësitë për uljen e koeficientëve për llogaritjen e pagës te personat e zgjedhur dhe të emëruar për të cilët ka mundësi ligjore, ndërsa me qëllim që të mos rëndohet buxheti. U bënë thirrje edhe faktorëve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën, në kuadër të autorizimeve të tyre ligjore.

Advertisements

“Njëherësh, bëjmë thirrje edhe që të mos spekulohet dhe të shmanget retorika dhe aktivitetet populiste, të bisedohet realisht dhe me fakte, nënvizohet në përgjigjen e shërbimit për informim të qeverisë. Gjithashtu, informojnë, për momentin punohet në zgjidhjen për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe Ligjit për pagat me të cilin do të bëhet zgjidhje sistemore për pagat në sektorin publik dhe do të sigurohet rritje e vazhdueshme sipas metodologjisë së konfirmuar. Për momentin edhe paga miminale dhe mesatare si dhe norma e pensioneve është në nivelin më të lartë deri më tani dhe ne edhe më tutje do të punojmë edhe në rritjen e pagave dhe pensioneve, por edhe në uljen e shpenzimeve për jetesë, me qëllim që të sigurojmë standard më të lartë jetësor për qytetarët. Çdo qytetar duhet të jetojë me dinjitet dhe t’i vlerësohet puna sipas kualifikimeve, vëllimit dhe kompleksistetit të punës të cilën e punon ose e ka punuar”, informojnë nga Qeveria.

Previous Post

Republikanët shprehin mbështetje për Trump pas ngritjes së akuzave penale

Next Post

Mashtrim dhe krim përmes rrjeteve sociale, sa të rrezikuar jemi?

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Mashtrim dhe krim përmes rrjeteve sociale, sa të rrezikuar jemi?

Mashtrim dhe krim përmes rrjeteve sociale, sa të rrezikuar jemi?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk