Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria: Nga sot, pajisjet shkollore me çmime të reja të ulura prej 10 dhe 15 përqind

15/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot fillon fushata e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për 10 dhe 15 përqind.

Duke pasur parasysh që një pjesë e tregtarëve para fillimit të vitit të ri shkollor i rrisin në mënyrë të tepëruar çmimet e pajisjeve shkollore, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e shpenzimeve të buxhetit familjar të mijëra qytetarëve, Qeveria në mbledhjen e fundit mori vendim dhe i obligoi tregtarët që t’i ulin çmimet për së paku 10 dhe 15 për qind, vendim që do të vlejë nga sot, 15 gusht, deri më 15 shtator.

Tregtarët me shumicë do t’i ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind, ndërsa në tregtinë me pakicë për së paku 15 përqind.

Me këtë vendim ulen çmimet e çantave, fletoreve, blloqeve, kolazheve, lapsave dhe stilolapsave (ekonomikë, plastikë), lapsave të drurit me ngjyra dhe ngjyra vaji, plastelinës, brumit për modelim, shtrojeve, flomasterëve dhe shënuesve për tekst, tempera, akrilik, ngjyrave të ujit dhe furçave, vizoreve dhe materialeve didaktike, mprehësve dhe gomave, gërshërëve për fëmijë, panelëve dhe kutive lapsash, ngjitësit, kompasave, kalkulatorëve, letrës dekorative, fashikujve dhe çantave prej kartoni dhe materialeve të punimit, si dhe produkteve të tjera të nevojshme për nxënësit, gjë që do të thotë çmime më të ulëta dhe qasje për të gjithë qytetarët tanë.
Gjithashtu tregtarët janë të obliguar që, përveç çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01.06.2025, çmim i cili merret si çmim bazë mbi të cilin përcaktohet ulja, pastaj para hyrjes së objektit tregtar apo në një vend tjetër të dukshëm brenda shitores, duhet të jetë qartë dhe dukshëm i vendosur një pllakatë në format prej së paku A3, i cili do të përmbajë mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin: ZBRITJE E PAJISJEVE SHKOLLORE, prej së paku 15%.
Apelojmë që të mos bëhen përpjekje për ta anashkaluar vendimin, sepse Inspektorati Shtetëror i Tregut do të monitorojë në terren nëse ai po respektohet. Në të kundërtën, do të pasojnë sanksione, sepse çdo vendim i marrë në interes të qytetarëve duhet të zbatohet.

Me këtë jo vetëm që do të ulen në mënyrë drastike çmimet e pajisjeve shkollore, por gjithashtu, sipas analizave të caktuara, shpenzimet e mijëra familjeve që kanë nxënës do të përgjysmohen.

Qeveria është e përqendruar në marrjen e masave konkrete që do të përmirësojnë standardin e jetesës dhe situatën ekonomike.

Më pak shpenzime, më shumë për ty, kujdesemi!

Previous Post

Durmishi: “Shporta shkollore” nis sot, deri në 15% zbritje për nxënësit

Next Post

Arrestohet shoferi i punësuar në Qendrën Shëndetësore të Berovës, iu gjet drogë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Monitorim i përforcuar i ndotjes me pajisje dhe teknologji të reja

15/08/2025
Maqedoni

Publikohet lista e 1000 universiteteve më të mira në botë, edhe këtë vit asnjë nga Maqedonia e Veriut

15/08/2025
Maqedoni

Mickoski: Kapacitetet e Armatës po rriten – 29 automjete të reja të blinduara nga SHBA-ja

15/08/2025
Maqedoni

VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

15/08/2025
Maqedoni

Publikohet lista, këto janë kompanitë ku studentët do të mund të përdorin vauçerin prej 250€ për pajisje elektronike

15/08/2025
Maqedoni

Arrestohet shoferi i punësuar në Qendrën Shëndetësore të Berovës, iu gjet drogë

15/08/2025
Next Post

Arrestohet shoferi i punësuar në Qendrën Shëndetësore të Berovës, iu gjet drogë

Mexhiti: Monitorim i përforcuar i ndotjes me pajisje dhe teknologji të reja

15/08/2025

Publikohet lista e 1000 universiteteve më të mira në botë, edhe këtë vit asnjë nga Maqedonia e Veriut

15/08/2025

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk