Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria nesër pritet të bisedojë për çmimet e produkteve ushqimore

10/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhje qeveritare nesër pritet të shqyrtohet çështja për çmimet e larta të produkteve ushqimore dhe nëse shteti do të marrë hapa për kontrollin e tyre, pas bojkotit të qytetarëve për blerje në markete gjatë dy javëve të kaluara.

Në mbledhjen e nesërme të qeverisë, siç deklaroi javën e kaluar kryeministri Hristian Mickoski, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Ekonomisë duhet të dërgojnë raport dhe se janë të mundshme masa lidhur me kontrollin e çmimeve.

“Mendoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës do të dalin publikisht me disa parametra. Nëse kjo nuk respektohet nga sistemi dhe fillon me prodhuesit, shpërndarësit dhe zinxhirët, atëherë si qeveri do të na duhet të marrim një lloj tjetër masash mbrojtëse për ta kontrolluar këtë, aty ku është e nevojshme. Ky aksion do të zgjerohet pasi jo vetëm supermarketet apo hipermarketet, por edhe operatorë të tjerë ekonomikë si farmacitë dhe dyqanet e produkteve të bardha do të jenë objekt analize. Nuk është e mundur që disa produkte në vendet fqinje të jenë dy deri në tre herë më të lira se në vendin tonë dhe është i njëjti produkt nga i njëjti prodhues dhe me të njëjtën tarifë doganore”, deklaroi Mickoski.

Nuk e përjashtoi mundësinë që të miratohen masa në mbledhjen e nesërme, edhe pse, siç tha, shpresojnë se përmes dialogut do të gjendet zgjidhje e përbashkët.

“Nëse shohim që njëra palë nuk po e respekton marrëveshjen, atëherë si qeveri do të duhet të ndërhyjmë. Ne nuk duam të bëjmë politikë me ndërhyrje, ne duam të arrijmë një zgjidhje të përbashkët përmes dialogut. Ne u përpoqëm para Vitit të Ri, por ju e dini se si përfundoi, u thye besimi ndërmjet Qeverisë dhe tregtarëve”, shtoi Mickoski.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi të enjten në konferencë për media tha se vijojnë kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve.

“Mbikëqyrje bëhet ndaj gjithë procesit, kontrollohet edhe sa është marzha e vendosur nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muaj, nëse aty është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate”, theksoi Durmishi.

Gjatë dy javëve të kaluara të premten përmes rrjeteve sociale ishin thirr që t’i bojkotojnë zinxhirët e mëdhenj tregtarë për shkak të çmimeve të larta të produkteve themelore ushqimore. Aksioni i parë tregoi se qarkullimi në tetë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë ishte ulur për gati 50 për qind, ndërsa bojkoti i dytë të premten e kaluar kishte rënë për 22,12 për qind.

Bojkoti për blerje filloi në Kroaci, ndërsa u zgjerua edhe në shtetet e tjera të rajonit. Në Serbi qytetarët u thirrën që t’i bojkotojnë pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë.

Previous Post

Numërohen 98 për qind e votave, Vetëvendosjes i ndryshon rezultati

Next Post

Nuk e njeh polici, këngëtarit Ed Sheeran i ndalet performanca në rrugë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Nuk e njeh polici, këngëtarit Ed Sheeran i ndalet performanca në rrugë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk