Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria ndan mjete për shkollën e fshatit Sellcë

29/09/2023
Qeveria ndan mjete për shkollën e fshatit Sellcë
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në seancën e saj të fundit ka ndarë 750 mijë euro për ndërtimin e objektit të ri për shkollën fillore Rilindja të fshatit Sellcë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Madje, Ministri ka shtuar se do së shpejti do të hapet tender për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë shkollën në fshatin Sellcë.

“U siguruan rreth 750.000 euro për ndërtimin e shkollës dhe nxënësit e saj së shpejti do të mësojnë në shkollë të re. Së shpejti e zgjedhim operatorin ekonomik dhe gjithçka fillon të bëhet realitet”, ka bërë të ditur Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri.

Nga Komuna e Tetovës e kanë përshëndetur këtë vendim, por hedhin dyshime në adresë të pushtetit qendror që ky projekt mos mbetet vetëm një premtim në letër dhe më në fund të realizohet.

“Është një akt për tu përshëndetur, mirëpo dashtë zoti që ky premtim mbi 10 vjeçar kësaj radhe të realizohet. Komuna e Tetovës që më 12 qershor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ka dorëzuar lejen me të cilën mund të fillohet ndërtimi I atij objekti”, tha Nazmi Dauti, Udhëheqës i Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.

Megjithatë, edhe përkundër insistimeve tona, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka dhënë detaje se ku do të ndërtohet objekti i ri shkollor në këtë fshat. Në deklarimet e fundit për media lidhur me shkollën e fshatit Sellcë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka thënë se si zgjidhje më e mirë do të ishte që objekti i ri të ndërtohet në vendin ku ndodhet shkolla e vjetër.

Mirëpo, ai ka thënë se për këtë duhet që të ndiqen disa procedura dhe se janë në komunikim me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve që të bëjnë ndryshime në ligjin për ndërtimin e objekteve të kësaj natyre, me qëllim që të mos ketë shumë procedura sidomos kur duhet të bëhet ndryshimi i Planit Detal Urbanistik. Në vitin 2000 filloi ndërtimi i shkollës së re në fshatin Sellcë të Tetovës, por ai objekt tashmë është amortizuar tërësisht si pasojë e erozionit të tokës, ndërsa objekti ka ngelur në gjysmë ndërtim dhe tashmë nuk shërben për asgjë edhe pse ka kushtuar rreth 400 mijë euro.

Më pas, ishte kërkuar një lokacion tjetër për të ndërtuar objekt të ri shkollor, por nuk ishte gjetur vend i përshtatshëm, me arsyetim se ka erozion të dheut në atë fshat. Objekti ekzistues ku mësojnë nxënësit e fshatit Sellcë është ndërtuar në vitin 1952 dhe prej atëherë disa herë janë bërë renovime të vogël. Në këtë shkollë mësojnë mësimin e ndjekin më shumë se 300 nxënës./Koha.mk/

Previous Post

“Kërkoj falje, kam qenë jashtë kontrollit”, Stresi kërkon falje publike

Next Post

Superliga e Maqedonisë: Shkupi pret Strugën në Çair, Shkëndija takohet me Gostivarin

Related Posts

Maqedoni

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025
Aktuale

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet pika kufitare!

15/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi dhe Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

15/08/2025
Maqedoni

Ramadani premton themelimin e njësisë rajonale të zjarrfikësve në Bërvenicë

15/08/2025
Maqedoni

Mickoski me mesazh të prerë për BDI-në: Mos shpresoni në zgjedhje të parakohshme!

15/08/2025
Maqedoni

Lidhje digjitale mes MPB dhe “Gazeta zyrtare”, për publikim më të lehtë të dokumenteve të humbura

15/08/2025
Next Post
Superliga e Maqedonisë: Shkupi pret Strugën në Çair, Shkëndija takohet me Gostivarin

Superliga e Maqedonisë: Shkupi pret Strugën në Çair, Shkëndija takohet me Gostivarin

Vaksinimi pa gjilpërë: Zbulimi shkencor që mund të ndryshojë gjithçka

15/08/2025

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025

Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk