Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Qeveria miratoi ndryshimet e Ligjit për Pushtet Lokal, risi të rëndësishme për transparencë

06/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pushtetin Lokal. Pas miratimit në Kuvend, këto ndryshime do të sjellin përmirësime thelbësore në funksionimin e komunave, duke rritur transparencën, përfshirjen qytetare dhe efikasitetin administrativ.

✅ Transparencë dhe antikorrupsion
Për herë të parë përfshihen në ligj norma për luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe qasjen e lirë në informata me karakter publik.
Veç kësaj, të gjitha të dhënat dhe vendimet e këshillit komunal dhe organeve tjera komunale do të publikohen në faqen zyrtare të komunës, në formate digjitale të qasshme.

✅ Policia komunale
Ligji mundëson krijimin e një shërbimi komunal për ruajtjen e rendit publik.

✅ Referendum qytetar për shkarkimin e Kryetarit të Komunës
Nëse 20% e qytetarëve kërkojnë mocion për shkarkimin e kryetarit, këshilli komunal detyrohet të shpallë referendum për këtë çështje.

✅ Ulje e pragut për iniciativat qytetare
Pragu i qytetarëve të nevojshëm për dorëzim të një iniciative që detyron shqyrtim nga Këshilli Komunal ulet nga 10% në 5%.

✅ Përshpejtim i afateve për shqyrtim të iniciativave dhe ankesave
Afati për shqyrtimin e iniciativave ulet nga 90 në 60 ditë; për ankesat dhe propozimet nga 60 në 15/30 ditë.

✅ Përfshirja qytetare në buxhet dhe dokumente strategjike
Qytetarët fitojnë të drejtën ligjore për t’u përfshirë në hartimin e buxhetit komunal dhe dokumenteve të tjera zhvillimore.

✅ Digjitalizimi i shërbimeve komunale
Komunat obligohen të ofrojnë më shumë shërbime në mënyrë digjitale, duke përmirësuar qasjen dhe efikasitetin.

✅ Pyetje nga këshilltarët për të gjithë bartësit e funksioneve lokale
Këshilltarët komunalë mund të drejtojnë pyetje jo vetëm Kryetarit të Komunës, por edhe funksionarëve të tjerë lokalë.

✅ Raport vjetor i Kryetarit të Komunës
Kryetari detyrohet të raportojë të paktën një herë në vit para Këshillit Komunal për punën e tij.

✅ Numri i këshilltarëve përcaktohet sipas regjistrimit të fundit
Numri i anëtarëve të Këshillit Komunal do të caktohet nga Qeveria në bazë të të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë.

Previous Post

Merz konfirmohet si kancelar, merr 325 vota

Next Post

Azizi thirrje aktivistëve të ASH-së që t’i bashkohen VLEN-it: Ejani ta çojmë përpara betejën që e nisëm bashkë!

Related Posts

Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Maqedoni

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025
Maqedoni

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Maqedoni

Bekim Sali takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari: Bashkëpunim i fuqishëm në kuadër të NATO-s

04/11/2025
Maqedoni

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Next Post

Azizi thirrje aktivistëve të ASH-së që t’i bashkohen VLEN-it: Ejani ta çojmë përpara betejën që e nisëm bashkë!

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk