Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria me demant: LSD përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces

19/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LSD vazhdon ta keqpërdorë kohën e vet mediatike për të manipuluar me faktet dhe për të përhapur gënjeshtra, masa për 400 zjarrfikës është edhe një sulm në vargun e sulmeve politike të paskrupullta. Në vend që t’i përkushtohen të vërtetës, ata përsëri përpiqen të krijojnë kaos dhe të manipulojnë opinionin me informacione të pasakta.

Faktet janë të thjeshta dhe të pakundërshtueshme, kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë që zbatohet një masë punësimi e cila shfrytëzon plotësisht resurset e disponueshme, me qëllim që të mbrohen qytetarët nga fatkeqësitë natyrore dhe të përmirësohet mjedisi jetësor.

Sa i përket pagesës së pjesëmarrësve për këtë masë e cila është e parashikuar si 6.2 në planin operativ dhe është e dedikuar për mbrojtje nga zjarret, absolutisht nuk ka asnjë lidhje ndërmjet shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe pagesës së mjeteve, për arsye se mjetet janë siguruar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë pagesë të jashtëzakonshme! Për personat që janë të përfshirë në këtë masë ju informojmë se ata janë angazhuar më datë 08.08.2025, dokumentacioni (raporti i rregullsisë) për pagesë nga ana e organizatorit është tashmë në proces dhe do t’u dërgohet Qendrave për punësim pas së cilës do të vijojë edhe pagesa.

Ndryshe nga LSD, ne punojmë me llogaridhënie dhe transparencë.

Puna jonë vazhdon të jetë e fokusuar në interes të qytetarëve, ndërsa ata mbesin të ngujuar në manipulime dhe trillime. Ne jemi këtu për të sjellë zgjidhje konkrete, ndërsa opozita do të vazhdojë të gënjejë dhe të përpiqet të prishë qetësinë publike me histori të pavërteta. Nuk u lejojmë të fshehin të vërtetën dhe të gjitha përpjekjet për sabotime politike nuk do ta errësojnë përkushtimin e kësaj Qeverie që të punojë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, sepse faktet nuk rrëzohen me gënjeshtra.

Previous Post

Një grua në krye të Formula-s 1, kandidaturë historike e Laura Villasit

Next Post

Cilësia e ajrit në Trubarevë – rezultatet nga gjendja aktuale dhe pas zjarrit

Related Posts

Maqedoni

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025
Maqedoni

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

11/10/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Next Post

Cilësia e ajrit në Trubarevë – rezultatet nga gjendja aktuale dhe pas zjarrit

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

11/10/2025

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

11/10/2025

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk