Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Qeveria ka ndarë 2.8 milionë euro për Komunën e Çairit

17/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas burimeve tona plot 169 milionë denarë ose përafërsisht 2,8 milionë euro i ka ndarë Qeveria e Maqedonisë së Veriut Komunës së Çairit për projekte shumë të rëndësishme për këtë komunë.

Shpërndarja e këtyre mjeteve është në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat” dhe vendimi është marrë në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komuna e Çairit janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do ti merr.

Siç mëson aktuale.mk sipas burimeve komuna e Çairit ka marrë mjete për shumë projekte të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fushën e mjedisit jetësor, transportit, arsimit, sportit, kujdesit për fëmijët, për të cilat komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për t’i realizuar dhe janë të një rëndësie thelbësore për qytetarët.

Siç paralajmëroi Qeveria, financimi i projekteve për komunat do të vazhdojë në vlerë prej 250 milionë euro shtesë.

Mjetet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë arsye për mosndarjen e mjeteve.

Më poshtë janë projektet për të cilat Komuna e Çairit ka aplikuar dhe i ka fituar:

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në lagja Dizhon – 88.433.316,00 denarë.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimeve fekale dhe atmosferike në rr. Kovaçka, lagja Sauk Çeshma – 9.117.282,00 den.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon 17-6.984.638,00 den

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon Nr. 15, -7.802.144,00 denarë

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në vendbanimin Sahat Kullë – 57.020.336,00 denarë.

Përkrahja për realizimin e këtyre projekteve nga Qeveria për Komunën e Çairit padyshim që do të kontribuojë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

Previous Post

Lajm i keq për duhanpirësit, shtrenjtohen cigaret

Next Post

Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025

“Urime fitoren, Ramiz” – vjen urimi i Noizyt për Lladrovcin

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk