Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria fillon procedurë për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik në Shkup dhe komunat

02/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me informacionin e miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, që ka të bëjë me nevojën për blerje të autobusëve ekologjikë për transport publik për NQP-Shkup dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, sqaroi se bëhet fjalë për vendim për fillimin e procedurës për blerje të 120 autobusëve.

 

“Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim për fillimin e procedurës për blerjen e 120 autobusëve. Prej tyre, 80 do të jenë të dedikuar për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik në Shkup, ndërsa 40 do të shpërndahen në këtë fazë fillestare te ndërmarrjet e tjera të transportit nëpër komuna, ku ka transport publik të organizuar urban, bazuar në nevojat dhe vlerësimet. Bëhet fjalë për autobusë elektrikë, ekologjikë,” tha Mickoski.

 

Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria po bën një hap përpara në sigurimin e ajrit të pastër dhe një mjedis jetësor më të denjë për qytetarët.

 

“Ajo që është e rëndësishme është se nuk do të ketë ndotje, gjë që u nevojitet dëshpërimisht qytetarëve, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes. Ne, si Qeveri, vlerësojmë se po bëjmë një hap përpara në atë drejtim. E kemi thënë se sigurimi i një mjedisi të denjë për jetesë për bashkëqytetarët tanë, ku përfshihet edhe ajri i pastër, për ne paraqet imperativ. Por ky është një proces që kërkon shumë kohë. Mirëpo, nëse ulemi dhe vetëm shikojmë si kalon koha pa bërë asgjë, pa qenë proaktiv, por vetëm reaktiv, atëherë nuk do të arrijmë deri tek zgjidhja. Prandaj, ne duam të jemi proaktiv, të ofrojmë politika, të krijojmë politika dhe të arrijmë qëllimin tonë – një mjedis jetësor të mirë dhe të denjë për qytetarët tanë.” theksoi Mickoski.

Previous Post

Taravari me histori prekëse nga përvoja e tij si mjek me personat me autizëm

Next Post

Saliu: Ligjit të branitellave i ka skaduar afati për shqyrtim

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025
Maqedoni

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Maqedoni

VLEN forcon mobilizimin në Dibër: Mbështetje unanime për kandidaturën e Fisnik Melës

04/08/2025
Maqedoni

Kasami dhe Ganiu në Uashington: Tetova dhe Çairi anëtarë të rinj me të drejta të plota në Sister Cities International

04/08/2025
Maqedoni

Toshkovski dënoi thirrjet ksenofobike në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë dhe paralajmëroi veprime procedurale nga ana e MPB-së

04/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, dëgjova zërin e Gazi Babës

04/08/2025
Next Post

Saliu: Ligjit të branitellave i ka skaduar afati për shqyrtim

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill Festival

04/08/2025

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk