Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Qeveria filloi procesin e analizës së plotë me qëllim të përmirësimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale

18/10/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 tetor të vitit 2024, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt një ngjarje me të cilin filloi procesi i analizës së plotë me qëllim të përmirësimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, UNDP-në dhe Ambasadën e Zvicrës, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij theksoi se Ligji për Vetëqeverisje Lokale funksionon me sukses për gati dy dekada dhe se e ka kaluar testin e kohës, por praktika tregon se nevojiten avancime për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.

“Në përputhje me praktikat dhe standardet më të larta europiane, pjesë e temave që do të shqyrtohen është vendosja e një shërbimi komunal i rendit , me synim përmirësimin e rendit publik dhe ruajtjen e të mirave publike, si dhe forcimin e llogaridhënies së funksionarëve lokalë,” potencoi Kryeministri, duke theksuar se ky do të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe i hapur, në të cilin do të marrin pjesë qytetarët, ekspertët dhe të gjithë palët, me qëllim përfundimtar përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, po ashtu theksoi rëndësinë e reformave në vetëqeverisjen lokale, duke theksuar se kjo analizë do të mundësojë identifikimin e dobësive dhe do të çojë në zgjidhje konkrete që do të përmirësojnë efikasitetin e komunave. Ministri iu referua nevojës për vendosjen e mekanizmave për përgjegjësi më të madhe të funksionarëve të zgjedhur, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike, veçanërisht në fushën e aktiviteteve komunale.

Në ngjarje u theksua roli i rëndësishëm i bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht UNDP-së dhe Ambasadës së Zvicrës, të cilat luajnë një rol kyç në mbështetjen dhe zhvillimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale. Partneriteti me këto organizata do të vazhdojë të zhvillohet për të siguruar komuna edhe më të forta dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët.

Ky është fillimi i një procesi të gjerë konsultimi shumë-mujor që do të çojë në përmirësimin e mëtejshëm të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, duke ndjekur standardet dhe praktikat më të larta evropiane.

Previous Post

Mexhiti: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët (VIDEO)

Next Post

Këta janë 10 banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” që pritet të hyjnë sonte, mes tyre artistë mjaft të njohur

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

Këta janë 10 banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” që pritet të hyjnë sonte, mes tyre artistë mjaft të njohur

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk