Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Qeveria e Kosovës jep detaje për vizitën e nesërme të Kurtit në vendin tonë

04/08/2024
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, do të ketë një takim bilateral me homologun e tij, Hristijan Mickovski.

Lidhur me këtë vizitë detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se në agjendë do të jenë raportet bilaterale të të dyja vendeve, me interes të veçantë projektet infrastrukturore.

“Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, tha Kryeziu për Klankosova.tv

Lidhur me vizitën e Kurtit në kryeqendren e Maqedonisë, ka raportuar më herët edhe Klankosova.tv.

Vizita e kreut të qeverisë në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat.

Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.

Ky incident është konsideruar nga shumë si skandal diplomatik.

MPJ-ja e Kosovës madje i ka dërguar notë proteste Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast.

Ndërkaq, MPJ-ja maqedonase ka shprehur keqardhje për rastin, teksa ka thënë se janë duke e trajtuar rastin.

Mbetet të shihet nëse Albin Kurti, do të prononcohet ose do të diskutojë me Hristijan Mickovskin, lidhur me këtë ngjarje.

Deri më tani Kurti, nuk e ka thënë as një fjalë për këtë incident.

Previous Post

Dhuna në Bangladesh lë mbi 30 të vdekur dhe qindra të plagosur

Next Post

Ndërtimet e shumta “ngulfasin” kryeqytetin

Related Posts

Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Maqedoni

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Next Post

Ndërtimet e shumta “ngulfasin” kryeqytetin

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025

Nuk përmbahet Kaderi, shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

14/09/2025

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk