Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​“Qendra e fajdeve”, grafite para Gjykatës në Gjilan

11/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa mbishkrime janë zbuluar në muret dhe trotuarin para Gjykatës Themelore në Gjilan. Mbishkrimet shkruanin “Gjykata në shërbim të fajdexjinve” “ka sa po i ndani?” dhe “Qendra e fajdeve”. Autori i grafiteve nuk dihet por besohet se grafitet janë bërë për shkak të vrasjes së trefishtë që ka ndodhur dje në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar duke thënë se Mefail Shkodra aktualisht nuk ka ndonjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, që ka ndodhur dje me 10.08.2025 në Gjilan.

Përmes një komunikate për media, Gjykata në Gjilan ka thënë se Mefail Shkodra ka pasur tre lëndë penale në këtë gjykatë dhe të trija kanë përfunduar me aktgjykim dënues.Sipas Gjykatës, në vitin 2018 Shkodra është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve dhe është gjykuar, shpallur fajtur dhe dënuar.Në vitin 2014, sipas Gjykatës, Shkodra ka qenë i akuzuar për vjedhje të shërbimeve komunale, i cili po ashtu është gjykuar dhe dënuar.

Si dhe rasti i tretë në vitin 2011, ku sipas gjykatës, Shkodra ka qenë i akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpallur fajtor.“Sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar’ – thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit në një konferencë për media kanë dhënë detaje për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, duke konfirmuar se i dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person me të kaluar penale.

Sipas deklaratës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, i dyshuari Mefail Shkodra është i njohur për organet e drejtësisë dhe ka pasur të paktën: 5 raste të sulmeve fizike; 2 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike; 3 raste të fajdesë; 1 rast mashtrimi; 3 raste kërcënimesh; 1 rast shantazhi; 2 raste detyrimi; 1 rast për organizim të grupit kriminal dhe kundërvajtje në trafik.

Mefail Shkodra në vitin 2024 kishte mbajtur në paraburgim për veprat penale fajde dhe detyrim. Ai ishte liruar me vendim për lirim nga paraburgimi në tetor të vitit 2024.

Previous Post

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Prokuroria Speciale tregon arsyet e lirimit të Mefail Shkodrës

Next Post

OKB: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Related Posts

Kosovë

Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales

27/09/2025
Kosovë

Me këtë datë do të filloj edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova?

27/09/2025
Kosovë

Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët në Kosovë

27/09/2025
Kosovë

Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

27/09/2025
Aktuale

Presidentja Osmani pas takimit me Trump: Kosova gjithmonë në krah të SHBA-së

27/09/2025
Kosovë

KFOR: S’kemi identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë në Kosovë

26/09/2025
Next Post

OKB: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë

28/09/2025

Parashikimi i motit për sot

28/09/2025

Tragjedi!Të paktën 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një tubim zgjedhor

28/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk