Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Qëllohet me armë objekti i Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

27/03/2023
Qëllohet me armë objekti i Top Channel, humb jetën roja i sigurisë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.

–

Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.

“Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura”, shkruan Tch.

Bëhet e ditur se Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Previous Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Next Post

Sot Specialja mban seancë ndaj Pjetër Shalës

Related Posts

Shqipëri

Xhamia e Plumbit në Shkodër qëndron e paprekur pas reshjeve intensive falë restaurimit dhe digës mbrojtëse, Rama: Një ndërhyrje e mbarë!

26/10/2025
Aktuale

Haqim Ramadani: S’e jap komunën për asnjë çmim, do ta mbroj çdo banorë të komunës

26/10/2025
Aktuale

Darko Pançev reagon se pse futbollistët shqiptarë nuk këndojnë himnin e Maqedonisë

26/10/2025
Aktuale

6 fitore në 6 ndeshje në kampionat, ky është Çairi i Basri Latifit!

26/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

26/10/2025
Shqipëri

Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë

25/10/2025
Next Post
Sot Specialja mban seancë ndaj Pjetër Shalës

Sot Specialja mban seancë ndaj Pjetër Shalës

Tentim vrasje në Shkup, motivi: Zënka verbale në komunikacion

26/10/2025

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit

26/10/2025

Kasami: Reçica e Madhe po transformohet

26/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk