Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Putin: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike

22/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re balistike me rreze të mesme veprimi e shtetit të tij, e cila është e aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet, përfshirë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi më herët gjatë javës kur Rusia e sulmoi me këtë raketë Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë këto testime, përfshirë edhe në kushte luftuese, varësisht nga situata dhe natyra e kërcënimeve të sigurisë që po krijohen për Rusinë”, tha Putin më 22 nëntor gjatë takimit me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarët e industrisë ushtarake.

Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.

Putin tha se ky sulm ishte pjesë e kundërpërgjigjes së Moskës kundër sulmeve ukrainase me raketat amerikane, ATACMS dhe atyre britanike, Storm Shadow.

Ditë më parë është raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë dhënë leje Kievit që të përdorë këto sisteme raketore për të goditur territorin rus.

Zyrtarët ukrainas fillimisht kishin akuzuar Rusinë se kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale. Por, Putin më pas njoftoi se sulmi ishte kryer me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.

Putin tha më 22 se raketa e re nuk është ndonjë përditësim i armatimit të mëhershëm, të dizajnit sovjetik. /REL/

Previous Post

Arrestohet i dyshuar për rrënimin e hotelit “Shar An” në Çarshi të Shkupit

Next Post

Takimi Vuçiq-Mickoski, në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post

Takimi Vuçiq-Mickoski, në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu

Dafina gati për koncertin madhështorë!Ja sa kushton bileta

04/11/2025

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk