Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Putin: Nxjerr artilerinë e rëndë nëse sulmohet Bjellorusia

21/07/2023
Putin: Nxjerr artilerinë e rëndë nëse sulmohet Bjellorusia
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kërcënim serioz vjen nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të Polonisë, i cili theksoi se pjesa perëndimore e këtij shteti ishte një dhuratë nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Gjithashtu paralajmëron me reagim të fuqishëm nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë.

“Kur Polonia u braktis nga aleatët e saj perëndimor, u hodh në makinerinë gjermane të luftës dhe zyrtarisht humbi pavarësinë dhe shtetësinë e saj, ishte Bashkimi Sovjetik që ia ktheu në pjesën më të madhe. Pikërisht falë Bashkimit Sovjetik dhe falë hapave të ndërmarra nga Stalini, Polonia mori pjesën më të madhe të territoreve në Perëndim, që ishte tokë gjermane. Ky është një fakt. Territori në perëndim është një dhuratë e Stalinit për Poloninë. Miqtë tanë në Varshavë e kanë harruar? Ne po ua rikujtojmë. Teksa liderët polakë, që me shumë mundësi po formojnë një lloj koalicioni nën ombrellën e NATO-s për tu përfshirë drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës, në mënyrë që të marrin një pjesë të madhe të Ukrainë për vete. Duan të marrin mbrapsht tokën historike të tyre, siç e konsiderojnë ata pjesën perëndimore të Ukrainë. Është mirë e ditur se ata ëndërrojnë edhe tokat e Bjellorusisë. Sa për Ukrainën, është punë e regjimit nëse dëshirojnë të tradhtojnë vendin e tyre dhe të shesin diçka për të paguar zotëruesit e tyre. Nuk do të përfshihemi. Por një agresion ndaj Bjellorusisë, do të thotë sulm ndaj Rusisë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet në dispozicion”,-tha Putin.

Kujtojmë se, aktualisht Wagner është angazhuar në trajnimin e ushtrisë së Bjellorusisë nga vetë presidenti i këtij shteti, Aleksandër Lukashenko. Mercenarët janë parë të kryejnë stërvitje me forcat speciale bjelloruse vetëm 5 kilometra nga kufiri me Poloninë, vend anëtar i NATO-s. Për këtë janë publikuar edhe pamje filmike.

Mercenarët e Wagner janë të maskuar ndërsa japin udhëzime për përdorimin e mjeteve luftuese, shpjegojnë taktika si dhe trajnojnë ushtarët në përdorimin e dronëve. Nga ana tjetër e kufirit, Polonia njoftoi se është përgatitur për skenarë të ndryshëm dhe se po monitoron me kujdes situatën me Bjellorusinë. Lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se vendosja e 500 policëve shtesë nga ana e Polonisë me arsyetimin e prezencës së ushtrisë bjelloruse dhe mercenarëve të Wagner në kufi është “një zhvillim shqetësues”. Zëdhënësi i Putinit e konsideroi Poloninë një shtet agresiv që duhet monitoruar me kujdes.

Prigozhin bëhet i gjallë

Vetëm një ditë më parë, lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin u bë i gjallë, ndërsa tha se gjendet në Bjellorusi bashkë me mercenarët e tij, pasi refuzoi ofertën për punë nga presidenti rus, Vladimir Putin, pas rebelimit të armatosur të ndërprerë në mes.

“Mirë se erdhët në Ferr!”, ishte fjalia me të cilën përshëndeti luftëtarët e tij përpara se të paralajmëronte misione të reja, siç tha ai, deri në pushtimin e botës.

“Ky nuk është fundi! Por ky është vetëm fillimi i punës më të madhe në botë që do të bëhet shumë shpejt! Ne luftuam ne nder! Ju keni bërë shumë për Rusinë. Ajo që po ndodh tani në frontet e betejës është një turp në të cilin nuk duhet të marrim pjesë. Ne duhet të presim momentin kur mund të tregojmë vërtetë veten”.

Ai snjalizoi një mision të ri për në Afrikë, por edhe një mundësi për rikthim në luftën e Ukrainës, por me kushtin e vetëm që Wagner të mos detyrohet të mbulojë me turp trashëgiminë e vet ushtarake. Prigozhin ka braktisur atdheun e tij, Rusinë, pas ndarjes përfundimtare me presidentin Putin, i cili mbylli dhe zyrat e grupit mercenar.

Previous Post

Zjarri në Fier, digjen rreth 15 hektarë me pisha e dushqe

Next Post

Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga moti i keq

Related Posts

Botë

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025
Botë

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25/08/2025
Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Next Post
Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga moti i keq

Kroacia dhe Bosnja goditen sërish nga moti i keq

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

25/08/2025

Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për njerëzit që bëjnë tatuazhe?

25/08/2025

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk