Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pushimet e verës mbetet “luks” për shumë mësimdhënës

30/07/2023
Pushimet e verës mbetet “luks” për shumë mësimdhënës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pushimet verore jo çdo herë shfrytëzohen për pushim nga punonjës të caktuar të arsimit. Ndërsa pushojnë nga mësimdhënia, vëllezërit Jakupi nga fshati Çiflik, mësimdhënës të gjuhës shqipe dhe historisë, i gjen duke punuar në arat e tyre ku kultivojnë dredhëzat, qershitë, domatet, specat e shumë kultura tjera bujqësore të tjera. Pavarësisht angazhimeve të mëdha, mësuesi Ajrulla Jakupi tha se kurrë nuk bën lëshime në mësimdhënie, duke lënë bujqësinë gjithmonë në rend të dytë.

“Nëqoftëse ka qenë nevoja jemi zgjuar edhe më herët, në 4 e 30 mëngjes dhe deri në ora 7 e 15. Kjo është një punë më shumë sezonale, duhet më shumë angazhim vetëm gjatë mbledhjes se për shembull domatet nuk janë një send që mund të përshpejtohet krahasuar me dredhëzat. Shkollimi është shkollim, në qoftë se kemi ndonjë hapësirë për të bërë lëshim do të bëjmë lëshim këtu, jo edhe në arsim, jo në shkollë”, deklaroi Ajrulla Jakupi, mësues.

Ndërkohë, mësuesi Xhevair Jakupi sqaron se pavarësisht dëshirës dhe traditës për bujqësi, tashmë ky profesion është bërë edhe i patjetërsueshëm. Sipas tij, paga momentale e mësuesit nuk mund të mbulojë shpenzimet e një familje.

“Kur e ke patjetër atëherë medoemos të punosh edhe diçka plus. Është e vërtet se rrogat në arsim janë katastrofë, mund të them nga të gjitha dikasteret tjera. Punoj në arsim prej vitit 2003, rrogat tona ishin më të larta se të shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme e të Mbrojtjes, por në ditën e sotme ne kemi ngel në fund dhe s’kemi ku shkojmë. Ne jemi në fshat, jetojmë këtu, kemi kohë të lirë, merremi plus me bujqësi mirëpo dikush që merret vetëm me arsim është pak problem, jo pak por kohën e fundit u bë mjaft problem”, tha Xhevair Jakupi, mësues.

Fshati Çiflik i Komunës së Sopishtës dallohet për nga cilësia e prodhimeve bujqësore, posaçërisht domatet, qershitë e dredhëzat të cilat shpesh herë përfundojnë në tregjet jashtë vendit. /alsat.mk

 

Previous Post

Pakistan, 35 persona të vdekur pas shpërthimit në një tubim politik

Next Post

MSP demanton VMRO DPMNE: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015

Related Posts

Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Maqedoni

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025
Botë

Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

14/10/2025
Aktuale

Katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike vazhdojnë me aktivitetet e tyre

14/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në Itali, tre efektivë të vrarë, plagosen 13 të tjerë

14/10/2025
Aktuale

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 23 gradë

14/10/2025
Next Post
MSP demanton VMRO DPMNE: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015

MSP demanton VMRO DPMNE: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025

Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk