Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Punonjësit e ndihmave: Gjendja humanitare në Gazë, katastrofike

19/10/2023
Punonjësit e ndihmave: Gjendja humanitare në Gazë, katastrofike
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëmbëdhjetë ditë bombardime ndaj Gazës, kanë shkatërruar gjerësisht shkolla e spitale si dhe kanë zhvendosur afro një milion njerëz. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams, agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për mungesa të jashtëzakonshme, në ilaçe e pajisje mjekësore.

Si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka kryer një fushatë bombardimesh ajrore pa ndalesë në Gazë, një rajon me popullsi të dendur.

Tommaso Della Longa, zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, thotë se situata në Gaza është “katastrofike”.

“Ekipeve tona në Gazë po u mbarojnë ilaçet, furnizimet dhe karburanti. Gjysmëhëna e Kuqe palestineze drejton dy spitale, një në qytetin e Gazës, një në Khan Yunis; njëra ndodhet në veri dhe tjetra në jug të Rripit të Gazës. Të dyja furnizohen me energji nëpërmjet gjeneratorëve, që do të thotë se pa karburant nuk ka energji. Punonjësit e spitaleve na thanë se ka aq pak karburant, sa nuk mjafton as për një ditë. Aktualisht disa pjesë të spitaleve janë pa energji elektrike sepse po përdorin karburant për njësitë e kujdesit intensiv, për gjeneratorët si dhe inkubatorët për foshnjat“.

Që nga fillimi i konfliktit rreth 1 milionë palestinezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Izraeli ka mbyllur për një kohë të pacaktuar vendkalimin me Rripin e Gazës në Erez. Më 13 tetor, autoritetet izraelite rekomanduan evakuimin e banorëve të Gazës në jug të rripit, duke paralajmëruar bombardime.

“Ka dëshpërim mes njerëzve. Autoriteteve të spitalit që administrohet nga Gjysmëhëna e Kuqe në qytetin e Gazës, iu kërkua tre herë të evakuoheshin dhe ata vendosën të qëndronin. Ata e kanë thënë hapur dhe e kanë shpjeguar se nuk kanë mundësi të evakuojnë pacientët, ata nuk kanë mjete apo logjistikë për ta bërë këtë. Ndaj vendosën të qëndrojnë me pacientët e tyre”, thotë zoti Della Longa.

Mijëra refugjatë kanë mbërritur në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, gjë që ka bërë që Kajro të forcojë masat e sigurisë. Sipas gazetës ‘Jerusalem Post’, deri më tani Egjipti ka refuzuar të hapë vendkalimet për refugjatët që vijnë nga Rripi i Gazës.
“Izraeli, së bashku me Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar Egjiptit, që të lejojë futjen në këtë vend të të gjithë palestinezëve dhe të lejojë largimin e shtetasve të huaj, të shtetasve nga vende të treta. Autoritetet egjiptiane kanë thënë se janë të gatshëm të lejojnë largimin e shtetasve të huaj, për sa kohë që pala izraelite dhe ajo palestineze përpunojnë dokumentet e tyre. Ata thonë se nuk kanë asgjë kundër largimit të shtetasve të huaj, por do ta bëjnë nëse do të lejohet futja e ndihmës humanitare. Egjipti është i shqetësuar se ata që dëbohen nga Rripi i Gazës, nuk do të lejohen kurrë të kthehen mbrapsht”, thotë Mirette Mabrouk, e Institutit për Lindjen e Mesme.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën për Refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt më shumë se një milion banorë të Gazës i janë drejtuar pikës kufitare me Egjiptin.

Previous Post

Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin

Next Post

KFOR njofton ardhjen e qindrave ushtarëve britanikë e rumunë, do të rritet prania në kufirin me Serbinë

Related Posts

Botë

BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

09/09/2025
Botë

Arratisje spektakolare në Beograd, dy të dyshuar për spiunazh zhduken pa gjurmë

09/09/2025
Botë

OKB dënon sulmin mbi Doha të Katarit

09/09/2025
Botë

Ministrja suedeze humb ndjenjat në konferencë, rrëzohet para gazetarëve

09/09/2025
Botë

Protesta të fuqishme në Nepal/ Tërhiqet qeveria, heq bllokadën për rrjetet sociale

09/09/2025
Botë

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

09/09/2025
Next Post
KFOR njofton ardhjen e qindrave ushtarëve britanikë e rumunë, do të rritet prania në kufirin me Serbinë

KFOR njofton ardhjen e qindrave ushtarëve britanikë e rumunë, do të rritet prania në kufirin me Serbinë

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk