Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta

25/02/2024
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën e kaluar u ndërruan disa ministra, çështjet e hapura të punëtorëve shëndetësorë lidhur me pagat dhe statusin e tyre mbetën të zgjidhura. Nga Sindikata e këtij sektori u shprehën të revoltuar sepse një herë u ishte thënë se do të ketë rritje të pagave dhe pastaj se nuk do të ketë. Paraprakisht zëvendësministrja Maja Manoleva kishte paralajmëruar se do të ketë rritje lineare të pagave dhe më pas ministri i ri Ilir Demiri u tha se nuk do të ketë rritje të pagave. Nga Sindikata thonë se nëse mbeten me të njëjtat paga, ato do të jenë më të ulëta edhe nga pagat e të punësuarve me kompleksitetin më të ulët të punës. Kjo ndodh sepse kontratat kolektive nuk janë në përputhje me ligjin për pagën minimale. Nëse rroga e marsit mbetet e njëjtë, ata paralajmërojnë protesta.

“Pra do të ndodhin anomali të tilla që punonjësit e shëndetësisë, personeli shëndetësor me shkollë të mesme profesionale kanë pagë më të ulët se punonjësit me kompleksitetin më të ulët të punës, pra me koeficientin 1. Kemi tre opsione. Protesta gjatë pauzës, opsioni i dytë, mbyllja e poliklinikave dhe objekteve shëndetësore publike dhe spitaleve nga ora 11:00 deri në 14:00 dhe opsioni i tretë është greva e përgjithshme”, theksoi Bobi Bojçevski, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Shëndetësorë .

Përveç pagave të ulëta, punonjësit e shëndetësisë përballen edhe me statusin e tyre, pra një pjesë e madhe e tyre me vite të tëra punojnë pa vendim e një pjesë edhe pa marrëveshje në vepër.

“Problemi është shumëvjeçar, madje ka njerëz që punojnë 13 vjet ndërsa statusi i tyre nuk është zgjidhur, gjë që është shumë e mjerueshme për çdo profesion, e të mos flasim për profesionet e shëndetësisë. Gjithashtu, për shkak të mungesës shumë të madhe të personelit, kjo do të ndikojë në pjesën tjetër të personelit që tashmë është me kontratë për periudhë të pacaktuar, sepse përgjegjësitë e punës ndahen nga fakti që punojmë një për tre”, theksoi Kristina Olevska, Sindikata e Pavarur e Spitalit të Përgjithshëm “8 Shtatori”.

Për zgjidhjen e statusit të punëtorëve shëndetësorë, ministri i mëparshëm Fatmir Mexhiti para Vitit të Ri paralajmëroi se mbi një mijë të punësuar me kontratë në vepër do të marrin punësim të përhershëm, por për momentin ende nuk ka asgjë.

Previous Post

KSHZ: 14 360 qytetarë kanë dhënë nënshkrimin për kandidatët për president

Next Post

Shkëndija – Gostivari ndahen me barazim, nuk fiton as Voska

Related Posts

Maqedoni

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Maqedoni

Sadiku: Hotla do të ketë ujësjellës, kanalizim e projekte zhvillimore

08/09/2025
Maqedoni

Rikthehet qarkullimi në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë!

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Babai im do t’i gëzohej Ligjit për zyrtarizimin e medresesë

08/09/2025
Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Next Post
Shkëndija – Gostivari ndahen me barazim, nuk fiton as Voska

Shkëndija – Gostivari ndahen me barazim, nuk fiton as Voska

Rizarta Hoxha zbulon shifrën që fiton nga rrjetet sociale

08/09/2025

Kosova shënon fitore historike ndaj Suedisë në Prishtinë

08/09/2025

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk