Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Publikohet deklarata e plotë e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

22/03/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohet marrëveshja tripalëshe ushtarake e nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Në të thuhet se dakordimi i tri shteteve synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak. Sipas përgjegjësve të resoreve mbrojtëse, marrëveshja vjen në bazë të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, të bazuara në vlerat e përbashkëta, orientimet strategjike dhe angazhimet reciproke drejt sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. Tri vendet janë të vendosur për t’u siguruar që jemi të pozicionuar mirë për t’u bërë ballë kërcënimeve aktuale dhe në zhvillim, si dhe për të arritur objektivat tona të mbrojtjes dhe sigurisë, thuhet në dokumentin e përbashkët.

“Ne: Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, si dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, deklarojmë angazhimin tonë si më poshtë:
Promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin për industrinë përkatëse; rritjen e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve hibride dhe rritjen e qëndrueshmërisë; ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.”

Në Deklaratë e Përbashkët potencohet se dakordimi është bërë në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë dhe se pasqyron vizione të përbashkëta strategjike të të trija vendeve mike. Marrëveshja nuk krijon asnjë detyrim të ri ligjor ndërkombëtar ose ndërqeveritar ndërmjet shteteve, as nuk ndikon në detyrimet ekzistuese me shtetet e tjera, përfundohet në deklaratën për mbrojtje të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Previous Post

“Xhensila Myrtezaj në lidhje me Ilir Metën?”

Next Post

“Prostitucioni, ndarja nga burri, depresioni”- Historia e trisht e jetës së Parashqevi Simakut

Related Posts

Rajon

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025
Shqipëri

Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Rajon

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

03/11/2025
Next Post

“Prostitucioni, ndarja nga burri, depresioni”- Historia e trisht e jetës së Parashqevi Simakut

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk