Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses: Brenda 30 ditëve të zgjidhet kryetari i Kuvendit me procedurë të hapur

18/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të plotë aktgjykimin lidhur me ankesat e adresuara nga grupi parlamentar i PDK-së dhe LDK-së për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Aktgjykimi i Kushtetueses urdhëron që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të zgjidhen me votim të hapur në një periudhë prej 30 ditësh. Ky aktgjykim parasheh se kandidati për kryetar ka të drejtë të votohet vetëm deri në tri herë, në rast se dështon të zgjidhet.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votim i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në aktgjykim.

Aktgjykimi po ashtu gjen shkelje kushtetuese të kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese ka obliguar të gjithë deputetët që të jenë pjesëmarrës në seancën konstituive.

Kushtetuesja po ashtu ka zgjatur masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik. /Insajderi.org/

Previous Post

“Deshi të bëhej mbret, humbi edhe kalanë”, pse mbeti Thaçi jashtë? – Ja çka kërkoi ai

Next Post

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në festimin me rastin e Ditës së Armatës

Related Posts

Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Kosovë

Bislimi pas takimit në Bruskel: Serbia është tërhequr nga marrëveshja, kërkon Zajednicën të parën

11/09/2025
Kosovë

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025
Kosovë

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025
Next Post

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në festimin me rastin e Ditës së Armatës

142 shtete të OKB-së mbështesin një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria dhe Maqedonia abstenuan (TABELA)

13/09/2025

NATO nis operacion të posaçëm pas futjes së dronëve rusë në Poloni

13/09/2025

Tre shqiptarë e çojnë Turqinë në finalen e Europianit të Basketbollit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk