Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Pse u largua nga Man Unitedi? Flet Paul Pogba

19/10/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, më në fund ka folur për arsyen se pse dëshiroi që të largohej nga klubi.

Pogba ka luajtur në akademinë e Unitedit, por bëri vetëm tri paraqitje për ekipin e parë gjatë asaj kohe para se të transferohej tek Juventusi në 2012.

Ai shkëlqeu gjatë kohës së tij në Turin, e cila i fitoi atij rikthimin tek Unitedi në vitin 2016 për shumën e 89 milionë eurove.

Pogba momentalisht po vuan dënimin prej 18 muajsh i cili u reduktua nga katër vite pas apelit, për shkak se kishte dështuar në testin e dopingut pas ndeshjes ndaj Udineses në shtator të 2023.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv kishte pranuar se konsumi i substancës së ndaluar nuk ishte bërë me qëllim nga francezi.

Pogba diskutoi disa tema të ndryshme në një intervistë për Daily Mail, duke zbuluar arsyen pse dëshiroi të largohej nga Unitedi në vitin 2018 përkundër faktit se pranoi që atë vit ishte sezoni i tij më i mirë.

“Po ju tregoj diçka që nuk i kam thënë askujt. Atë vit Jose (Mourinho) u largua dhe Ole (Solskjaer) erdhi, ishte sezoni im më i mirë tek Unitedi, por pas ndeshjes së fundit, unë i thashë Oles dhe më pas Woodwardit (shefit) se mendoj që është viti im i fundit dhe dua të largohem”, ka thënë Pogba.

“Unë bisedova me Woodward për të bërë një lëvizje, por ai e bllokoi atë. Unë nuk doja të luaja më për Unitedin por duhej të isha profesionist. Mentalisht nuk isha atje, pastaj pësova edhe lëndime”.

Gjatë sezonit 2018/2019, Pogba shënoi 13 gola dhe dhuroi nëntë asistime në 35 ndeshje në Ligën Premier./Telegrafi/

Previous Post

Hezbollahu godet me raketa veriun e Izraelit pas sulmeve në periferitë e Bejrutit

Next Post

Gresa akuzon Rovena Stefën për vjedhje të këngës, reagon këngëtarja…

Related Posts

Kosovë

Kosova mposhtet 4:0 nga Zvicra

05/09/2025
Kosovë

Pasimi i Xhakës, Zvicra shënon golin e katërt

05/09/2025
Sport

Zvicër-Kosovë/ Përkeqësohen gjërat për “Dardanët”, vjen dhe goli i dytë nga vendasit

05/09/2025
Kosovë

Formacionet zyrtare/ “Dardanët” kundër Xhakës, Kosova kërkon të surirpizojë Zvicrën e shqiptarëve në Bazel

05/09/2025
Sport

Legjenda kundër legjendës/ Firmoset kontrata për përballjen mes Mike Tyson dhe Floyd Mayweather, ja kur do të ngjiten në ring

05/09/2025
Sport

Dita e ndeshjes: Kosova sot përballet me Zvicrën

05/09/2025
Next Post

Gresa akuzon Rovena Stefën për vjedhje të këngës, reagon këngëtarja…

Digjet Novi Sadi, protestuesit kërkojnë “kokën” e Vuçiçit

06/09/2025

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

06/09/2025

Paqe me kushte ose luftë totale, ultimatumi i Putinit për Perëndimin

05/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk