Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

“Provokim për shqiptarët”/ Tabela me Pejën pjesë të Serbisë, në Malin e Zi nisin hetimet

08/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria malazeze e Transportit urdhëroi nisjen e një hetimi të menjëhershëm pas indinjatës që shkaktoi vendosja e një tabele rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë.

Tabela u hoq në 6 prill, e teksa nuk dihet se kur ishte vendosur me saktësi, reagimet ndaj saj ishin të shumta, dhe indinjata që ngjalli, e madhe, pasi u përshkrua si “provokim i pastër”.

Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e objektit polemizues të sinjalistikës rrugore në zonën e ndodhur pranë kufirit malazezo-kosovar.

“Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin”, thuhet në një deklaratë të saj.

Faji për vendosjen e tabelës, ndërkohë mbetet jetim. Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

REL-i i ka drejtuar pyetje kësaj ministrie se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje. Edhe pushteti lokal sakaq, insiston se nuk ka pasur asnjë rol në vendosjen e tabelës.

Në krye të ministrisë malazeze të transportit është Maja Vukiçevic nga Partia Demokratike Popullore, e njohur për orientimin e saj pro ruso-serb.

Previous Post

Pesë përfitime të menjëhershme për shëndetin nëse lexoni

Next Post

Përkujtim solemn në Qendrën Memoriale “Bllaca 1999” – 26 vjet nga eksodi i dhimbshëm

Related Posts

Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Rajon

Skandaloze: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Next Post

Përkujtim solemn në Qendrën Memoriale “Bllaca 1999” – 26 vjet nga eksodi i dhimbshëm

Mickoski: Populli nuk zgjodhi parti, por drejtim dhe vlera

20/10/2025

Kostovski shpall fitore 9 me 1 në Butel kundrejt LSDM-së

20/10/2025

Kasami: E kemi fituar tërë Pollogun, le t’ia mendojnë kundërshtarët nëse dëshirojnë zgjedhjet të parakohshme parlamentare

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk