Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mexhiti: Mbështetje pa rezerva për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët” – Kosova ka zot shpie!

07/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë dhe pa rezerva për protestën e mbajtur sot në Prishtinë me moton “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Mexhiti theksoi se, ndonëse ndodhet në mes të një fushate zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, ka vendosur të mos e keqpërdorë këtë kauzë madhore për përfitime politike, duke nënvizuar se protesta e sotme ngërthen në vete vlerat më të larta të dinjitetit dhe historisë kombëtare, të cilat qëndrojnë përtej çdo gare elektorale.

“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, në Preshëvë dhe në Maqedoni ka qenë luftë e drejtë, e pastër dhe e nevojshme për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe për shtetformim,” deklaroi Mexhiti.

Ai u shpreh kundër çdo përpjekjeje për të barazuar agresorin me viktimën, duke i cilësuar këto tendenca si të papranueshme si në të drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë zakonore.

Duke vënë në pah zhvillimet pozitive në Kosovë, Mexhiti tha se sot ajo është një shtet me sovranitet të konsoliduar, ku institucionet funksionojnë në gjithë territorin, përfshirë edhe në veri. Ai përmendi me theks se strukturat paralele janë eliminuar dhe se shteti tashmë ushtron autoritetin e tij në çdo cep.

“Republika e Kosovës sot është shtet me dinjitet, një entitet që nuk varet më nga mëshira e emisarëve, por që vepron me vetëdije të plotë politike dhe sovrane,” u shpreh Mexhiti.

Në deklaratën e tij, ai bëri edhe dallimin mes qasjes aktuale të drejtuesve shtetërorë dhe atyre që më parë, sipas tij, tregtuan lirinë për përfitime personale, pushtet dhe financa.

Në fund të reagimit të tij, Mexhiti përmbylli me një thirrje simbolike:
“Kosova ka zot shpie! Liria ka emër! Liri për çlirimtarët!”

Previous Post

Goditje e rëndë për Chelsean, ylli i skuadrës këput ligamentin

Next Post

Blerim Sejdiu: Mimoza Bafqari-Bakiji emërohet Drejtoreshë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”

Related Posts

__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Kosovë

Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet e nevojshme për zgjedhjet nesër

11/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

11/10/2025
Maqedoni

Mickoski: PO për Bashkimin Evropian, JO për kushtet dypalëshe, PO për garanci nga Këshilli Evropian

11/10/2025
Maqedoni

Dëshmi të reja për tragjedinë në Koçan! Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

11/10/2025
Maqedoni

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

11/10/2025
Next Post

Blerim Sejdiu: Mimoza Bafqari-Bakiji emërohet Drejtoreshë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk