Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Propozimi për Asociacionin, Rama: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë

12/06/2023
Propozimi për Asociacionin, Rama: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar edhe një herë tjetër në lidhje me komentet që shpërthyen në Kosovë por jo vetëm pasi ua dorëzoi Francës dhe Gjermanisë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rama tha se ata që e kundërshtojnë propozimin, si në Prishtinë dhe ashtu në Beograd, janë komunistë në mendime, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se këtë e ka bërë për të mirën e rajonit, pasi tha se “rajoni nuk është vetëm i tyre [Kosovës dhe Serbisë] por edhe i yni”.

“Mua më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun dhe asociacionin është pritur mirë nga aleatët tanë ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar as pa ditur as përmbajtjen, si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se as nuk e presin edhe as nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre, secila duhet ta bëjë vetë Asociacionin sipas mendjes së vet, unë u them dy gjëra”.

“Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha. Së dyti, vërtet janë ata që vendosin secili për vete por ky rajon nuk është vetëm i tyre por edhe i yni. Prandaj nëse atyre iu vjen akoma për mbarë të luajnë akoma luftash një çerek shekulli pasi lufta ka mbaruar ndërkohë që as njëra palë edhe as tjetra s’i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve tanë po u soset durimi sepse po kërkojnë paqe, unë u them se ne jemi të interesuar për atë lojë luftash por jemi kundër asaj loje”, tha Rama gjatë fjalimit në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Sa i përket marrëdhënies me kryeministrin Kurti, Rama tha se kanë qëllime të njëjta por ndjekin rrugë të ndryshme.

“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë të njëjta por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është vetëm një kuturisje me pasoja të pallogaritshme por edhe një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vet”, deklaroi Rama.

Previous Post

Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Next Post

Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë

Related Posts

Shqipëri

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Shqipëri

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31/10/2025
Next Post
Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë

Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë

BDI thirr mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve lokale

03/11/2025

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

03/11/2025

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk