Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Propozimi në Gjermani: Emigrantët të dëbohen në kufi

27/01/2025
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle të përhershme në kufi. Këto janë planet e CDU-CSU për politikën e migracionit, për të cilat pritet të votojë Bundestagu.

Në kuadrin e diskutimeve për politikën e migracionit, grupi parlamentar i partive CDU-CSU ka formuluar dy mocione për Bundestagun, në të cilat sqarohen edhe idetë për këtë temë.

Ndalimi i hyrjes për të gjithë pa dokumente të vlefshme.

CDU-CSU kërkon një ndalim de facto të hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk kanë dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani dhe që gëzojnë lirinë e lëvizjes që ekziston brenda BE – pavarësisht nëse ata bëjnë kërkesë për azil.

Ndër pesë pikat që sipas CDU-CSU duhet të zbatohen menjëherë, bën pjesë edhe “arrestimi i menjëhershëm dhe mbajtja në paraburgim” e personave të cilët janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Për këtë duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përkatëse të burgjeve në landet gjermane.

Përveç tyre Qeveria federale duhet të vërë sa më shpejt që të jetë e mundur në dispozicion të gjitha objektet që ka në zotërim, ndër të tjera kazermat e lira dhe kontejnerët e banimit.

Dëbime të përditshme

Partitë CDU-CSU kërkojnë gjithashtu që landeve gjermane t’u jepet më shumë mbështetje për dëbimin e personave që janë të detyruar për t’u larguar nga Gjermani. Dëbimet duhet të kryhen çdo ditë.

Po ashtu policisë federale duhet t’i jepet kompetenca për të bërë kërkesë për urdhër arresti dhe mbajtje në paraburgim në pritje të dëbimit për persona që gjatë kontrollove rezultojnë pa leje qëndrimi dhe qe duhet të largohen nga Gjermani. Gjithashtu kërkohet edhe ashpërsimi i së drejtës së qëndrimit për kriminelët dhe të ashtuquajturit persona të rrezikshëm.

Propozimi në Gjermani: Emigrantët të dëbohen në kufi

SPD-ja dhe të Gjelbrit: Kërkesa jokushtetuese

Partia socialdemokrate SPD dhe të Gjelbërit i konsiderojnë disa pika të mocioneve të partive CDU-CSU si jokushtetuese dhe në kundërshtim me ligjin e BE-së. CDU-CSU e kundërshtojnë këtë qëndrim duke argumentuar se ligji kombëtar duhet të ketë përparësi ndaj ligjit evropian, gjë që është gjithashtu e mundur në “situata të jashtëzakonshme emergjente”.

Për të arritur një shumicë për miratimin e mocioneve në Bundestagun aktual, unionit CDU/CSU i nevojiten mbështetja dhe votat e disa partive. sepse vetëm votat e AfD-së, nuk do të mjaftonin. Por nëse edhe deputetët e partisë liberale FDP dhe ata të partisë BSW do të votonin pro propozimeve të unionit CDU-CSU, atëherë do të arrihej shumica e nevojshme.

Shkak për kërkesat e unionit CDU-CSU është sulmi vdekjeprurës me thikë i një afgani 28-vjeçar në qytetin e Ashafenburgut./DW/

Previous Post

Taravari: BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur

Next Post

Neymari i thotë PO rikthimit te Santosi

Related Posts

Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Next Post

Neymari i thotë PO rikthimit te Santosi

Komisioni i Venecias rekomandon: Prokurori Publik të mos ketë të drejtë të rizgjedhjes

15/10/2025

Mexhiti realizon premtimin ndaj banorëve të Batincës – fillon ndërtimi i rrethimit të deponisë “Drislla”

15/10/2025

Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk