Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pronat e konfiskuara të Gruevskit në shitje, vlera totale arrin gati 2 milionë euro

13/10/2023
Pronat e konfiskuara të Gruevskit në shitje, vlera totale arrin gati 2 milionë euro
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banesa e apartamente të cilat janë konfiskuar nga ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, janë vënë në shitje nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, njofton se bëhet fjalë për dy banesa në Kisella Vodë, me sipërfaqe prej 65 dhe 44 metër katror.

“Këtu bëhet fjalë për dy banesa që do të dalin në shitje edhe atë, njëra banesë ndodhet në rrugën Bihaçka, Kisella Vodë, e konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë KOK nr63/21 nga Gjykata Themelore Penale. Më saktësisht një pronë e paluajtshme banesë me sipërfaqe prej 65m2, poashtu e vlerësuar nga byroja për ekspertizë ligjore, e vlerësuar në shumë prej 62,700 eurove. Prona e paluajtshme banesë me sipërfaqe prej 44m2 e vlerësuar poashtu nga byroja për ekspertizë ligjore, në shumë prej 43,700 euro.”- deklaroi Driton Nebiu – drejtor i AMPK.

Përpos banesave, janë konfiskuar edhe tre apartamente të mëdha në “Panorama Rezidence”, me aktvendim të plotfuqishëm nga lënda gjyqësore “Parcelat në Vodno”. Apartamentet janë me sipërfaqe prej 199 plus 48m2 me vlerë prej 635 mijë euro, apartament 200 plus 48m2 me vlerë prej 637 mijë euro, si dhe apartament prej 155 plus 95m2 me vlerë prej 570 mijë euro. Shuma totale e pronave të konfiskuara dhe vlerësuara deri tani, siç njofton Nebiu, arrinë në thuajse 2 milionë euro.

“Ne kemi konfiskuar edhe tre apartamente në “Panorama Residence”. Duke u nisur se këtu bëhet fjalë për lëndën “Parcelat në Vodno”. Dhe këtu, dua t’i bëjë me dije opinionit se me këto prona të cilat vetëm më janë vlerësuar, shuma që do të kthehet në arkën e shtetit është 1,950,000 euro”- tha Driton Nebiu – drejtor i AMPK.

Nga Agjencia presin që të bëhet vlerësimi edhe i dy tokave të tjera në Nerovë dhe komunën Qendër, të cilat menjëherë edhe ato do të vendosen për shitje. Nebiu njofton që Agjencia deri tani ka realizuar edhe shitjen e disa pronave të ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov por ende nuk janë shitur të gjitha. Nebiu bën thirrje deri te të gjithë qytetarët e interesuar, të aplikojnë për blerjen e këtyre pronave.

Previous Post

Çfarë ndihme ushtarake po i ofron SHBA Izraelit?

Next Post

Aksident fatal në rrugën e plastikave, humb jetën një fëmijë 10 vjeçar

Related Posts

Maqedoni

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

11/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

11/09/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

11/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Aktuale

Kasami: Vota për Dautin është votë për jetë më të mirë për Tearcën!

10/09/2025
Aktuale

Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

10/09/2025
Next Post
Aksident fatal në rrugën e plastikave, humb jetën një fëmijë 10 vjeçar

Aksident fatal në rrugën e plastikave, humb jetën një fëmijë 10 vjeçar

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

11/09/2025

11 Shtatori – 24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën

11/09/2025

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk