Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Prona e Mijallkovit dhe Gruevskit në ankand! Banesa, parcela dhe apartamente në vlerë 29 milionë euro

25/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prona e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në vlerë prej rreth 29 milionë eurove së shpejti duhet të gjendet në ankand.

Pjesa më e madhe e pronës së Mijallkovit janë nga rasti “Perandoria” dhe do të shiten 20 banesa dhe 8 garazhe në Vodno, 2 apartamente në hotelin “Panorama residence” në Vodno si dhe 2 apartamente në Ohër, më pas parcela ndërtimore mes të cilave edhe parcela afër hotelit “Meriot” si dhe hapësirë afariste.

Prona e Gruevskit për herë të parë do të vihet në ankand; edhe atë dy banesa në rrugën “Bihaçka”, tre apartamente në “Panorama residence” si dhe parcela në Vodno. Tani për tani janë vlerësuar vetëm banesat dhe apartamentet edhe atë 1.9 milion euro, ndërsa parcelat në Vodno janë vlerësuar në vlerë prej rreth 5.8 milionë euro dhe për ta ende pritet vlerësimi. Drejtoresha e Agjencisë për pronë të sekuestruar, Irena Ilievska, tha se shitja do të ndodh për rreth një muaj pasi që Rregulloret të publikohen në Gazetë Zyrtare dhe do të marrë pajtim nga Qeveria.

“Prona e Mijallkovit mbetet ajo që nuk është shitur në përputhje me vendimin gjyqësor, rreth 21.9 milionë euro, ndërsa për Gruevskin prona që ka vlerësim për banesat dhe për apartamentet është rreth 1.9 milion euro dhe për vendet përkatësisht për një prej parcelave të Vodnos kemi marrë vlerësim, ndërsa për tjetrën pjesë ende pritet nga Byroja për vlerësim”, tha Irena Ilievska.
Këto ditë Gruevski në profilin e tij të Facebookut në publikim për Zaevin, me titull “Sheiku nga Dubai” thotë se ai nuk ka pronë të konfiskuar.
“Asnjë pronë që e posedoj nuk është e konfiskuar. Në procedurë të montuar dhe të konstruktuar, të dirigjuar nga regjimi i Zaevit personalisht, kanë konfiskuar disa prona të dy biznesmenëve të Shkupit të cilët nën presione të mëdha dhe shantazhe ndaj tyre, njëri është akuzuar, tjetri si dëshmitar, por me kërcënim se do t’i akuzojnë, pa asnjë provë materiale, qarkullim parash, dokumente etj., i shpallën të miat”, tha Nikolla Gruevski.

Por kush mund të blejë një pronë të konfiskuar? Drejtoresha Ilievska thotë se ata punojnë sipas ligjit ku thuhet se kush mund ta blejë pronën.
“Ka ligj, sipas atij ligji, sipas të cilit punojmë, shkruan se kush i plotëson kushtet për të blerë pronë, kështu që ne nuk do të mundeshim t’ju tregojmë se kush mund ta blejë pronën sepse edhe ne si Agjenci nuk e dimë. Kjo bëhet me me ankand elektronik, kështu që ata që i plotësojnë kushtet, pra që do të ofrojnë çmim më të lartë nga çmimi fillestar, mund ta blejnë”, deklaroi Irena Ilievska.

Përndryshe, para rreth një viti tre banesa të Mijallkovit u shitën në ankand, por ato i bleu i biri i tij, Jordani për rreth 300 mijë euro.

Previous Post

Vazhdon përplasja “online”, këtë rradhë dy Fatmirat e Kërçovës, Dehari me Limanin

Next Post

“Futbolli mbi politikën”, presidenti i UEFA flet për “Euro 2027” në Shqipëri dhe Serbi

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

"Futbolli mbi politikën”, presidenti i UEFA flet për “Euro 2027” në Shqipëri dhe Serbi

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk