Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Promovohet Strategjia e re për arsimin e të rriturve 2025-2030

10/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koncepti i të mësuarit të përjetshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm përballë ndryshimeve të mëdha në tregun e punës, sfidave të rëndësishme demografike dhe zhvillimit të shpejtë teknologjik. Mundëson aktivizimin e të papunëve, ndërsa ata që punojnë, mbeten konkurrues në tregun e punës dhe marrin mundësi më të mira pune. Në planin shoqëror paraqet instrument të fuqishëm për zhvillim.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në promovimin e sotëm të Strategjisë së re për arsimin e të rriturve 2025-2030, e përgatitur në kuadër të projektit të Qendrës për Arsimin e të Rriturve, financuar nga Bashkimi Evropian.

“Është e qartë se pa fuqi punëtore të trajnuar dhe fleksibël në mënyrë adekuate, të gatshme për të përdorur teknologjitë e reja, nuk mund të bëjmë kërcimin ekonomik që na nevojitet. Nga ana tjetër, vërehet rënie e vazhdueshme e natalitetit dhe rritje e migrimit. Andaj, në reformën e sistemit arsimor duhet të fokusohemi edhe në përmirësimin e arsimit të të rriturve”, theksoi Janevska.

Në sistemin e arsimit të të rriturve, përveç Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për Arsim të të Rriturve, janë të përfshirë edhe organizata të tjera qeveritare dhe joqeveritare ndërsa me mbështetjen ndërkombëtare,u shpreh ministrja, është e mundësuar të përmirësohet cilësia dhe të zgjerohet shtrirja e grupeve vulnerabël, që janë synim i rëndësishëm drejt të cilit synohet arsimi i të rriturve.

“Ky sistem, së bashku me Ligjin për Arsimin e të Rriturve të miratuar së fundmi, krijon bazë të fortë për zhvillimin e programeve të aksesueshme dhe përkatëse, të përshtatura për nevojat e individëve dhe kompanive, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e tyre. Ju rikujtoj se ligji i ri u miratua në fund të vitit 2024, dhe me këtë për herë të parë u rregullua vlefshmëria e arsimit joformal dhe të mësuarit me përvojë, avancohet procesi i verifikimit të programeve speciale të arsimit të të rriturve ndërsa akreditimi i institucioneve dhe drejtorive të arsimit të të rriturve po thjeshtëzohet dhe kalohet tërësisht në kompetencë të Qendrës”, shtoi” ministrja.

Duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimin e Strategjisë, Janevska theksoi se vijon hapi më i rëndësishëm – implementimi.

“Statistikat thonë se 25% e popullsisë në Maqedoni nga mosha 25 deri në 64 vjeç është e përfshirë në aktivitete arsimore dhe trajnuese. Le ta ndryshojmë këtë fakt dhe të arrijmë mesataren evropiane rreth 47%. Çdo qytetar i aftë për punë duhet të avancohet vazhdimisht me aftësi që shoqëria e sotme i njeh si të rëndësishme për sukses”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

 

 

 

Previous Post

Përfundoi kanalizimi fekal – vijon ujësjellësi i ri në Dizhonska 17

Next Post

Gjesti emocionohet, shpreh ndjenjat rreth rrugëtimit në BBV 4: Do të dal nga kjo shtëpi…

Related Posts

Maqedoni

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

25/08/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

25/08/2025
Maqedoni

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

25/08/2025
Maqedoni

Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli

25/08/2025
Aktuale

Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut

25/08/2025
Next Post

Gjesti emocionohet, shpreh ndjenjat rreth rrugëtimit në BBV 4: Do të dal nga kjo shtëpi…

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

25/08/2025

Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për njerëzit që bëjnë tatuazhe?

25/08/2025

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk