Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Prokuroria nis parahetim për vdekjen e Vedatit! Autopsia duhet ta vërtetojë gabimin e doktorit

21/03/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Kumanovës ka hapur procedurë para hetimore për rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e qytetit. Nga organi i akuzës për TV21 thonë se janë në mbledhje të dëshmive materiale, sipas të cilave të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”. Por, deri në ngritjen e një akuze, prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë. Drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Aleksandar Sankov, tha se ekspertiza formale për të ndjerin do të vonohet shkaku autopsisë së shumë viktimave të tragjedisë së Koçanit, por do t’i dorëzohet prokurorisë.

“Në autopsi po punohet, grumbullojmë materiale sa i përket mjekimit. Do të bëhen dhe analizat toksikologjike sepse dëgjova që diçka i është dhënë apo nuk i është dhënë, andaj do të bëhen analizat pato-histologjike, kur të përfundojë autopsia raporti do të dorëzohet në prokurori dhe ata sigurisht do të urdhëroj ekspertizë. Sepse të gjitha këto mbikëqyrje që janë bërë nga Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor ose nga Oda e mjekëve nuk kanë ekspertizë formale. Ajo që do ta punojmë ne do të jetë ekspertiza vendimtare”, u shoreh Akeksandar Stankov – drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Juristët thonë se për këto vepra penale dënimi është nga 4 deri në 20 vite burg efektiv. Avokati Aleksandar Simonovski tha se nëse sigurohen provat materiale ka gjasa që rasti të zbardhet me drejtësi. Por, sipas tij, historiku i organeve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut deri më tani ka qenë pothuajse gjithnjë në favor të doktorëve, edhe në rastet kur ka pasur pacientë të vdekur nga gabimet mjekësore.

“Me shumë gjasë do të akuzohet, nëse ka dëshmi sepse rasti është akoma në fazë të hershme të procedurës hetimore, por ka mundësi të akuzohet për Veprën penale: ‘Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve’ të nenit 217 të Kodit Penal. Ku thuhet që nëse shkaktohet vdekja e një ose më shumë personave parashikohet dënimi me burg së paku 4 vite. Kjo nënkupton se nuk ka kufi të sipërm të dënimit, me ç’rast mund të dënohet edhe me 20 vite burg efektiv. Kur ndodh vdekja e ndonjë pacienti familjarët ankohen duke bërë kallëzime penale, nisen procedurat hetimore, por në shumicën e rasteve gjyqësore deri më tani që ka pasur, doktorët janë lirar si të pafajshëm”, u shpreh Aleksandar Simonovski – avokat.

Sipas dyshimeve të familjarëve, doktori Zoran Gjeorgjievski ka qenë i dehur gjatë shërbimit në detyrë te Reparti i Kirurgjisë, ditën e hënë kur 32 vjeçarit iu dha terapia e gabuar vdekjeprurëse, nga Prokuroria e Kumanovës thonë se zyrtarët policorë dhe hetuesi kujdestar gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes, nuk i kanë marrë doktorit mostra të gjakut për t’i bërë testin e alkoolit. Familjarët kërkojnë që rasti të zbardhet dhe përveç sistemit të shëndetësisë që ia mori djalin, mos t’i vret për së dyti edhe sistemi i drejtësisë, me dyshimin se doktori do të ketë mbrojtje politike, si ish-deputet i VMRO-DPMNE-së.

Previous Post

Gjesti largohet të shtunën nga BBVA?

Next Post

Egli përballet me Gjestin: Kam ardhur për t’i treguar të gjitha gocave …

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Egli përballet me Gjestin: Kam ardhur për t’i treguar të gjitha gocave …

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk