Nga Prokuroria Publike njoftojnë se drejtori i “Higjienës Komunale” i cili u ndalua dje është ende në stacionin policor.
“Të dyshuarit Rustemi dhe Saiti ndodhen në stacionin policor Gazibaba dhe afati 24-orësh për ndalim policor është ende në fuqi ndërsa po përgatiten kallëzimet penale, njoftojnë nga prokuroria për “Telma”.
Pas ngritjes së kallëzimeve penale, zyrtarisht hapet një hetim në kuadër të të cilit, nëse prokuroria e konsideron të përshtatshme, mund të kërkohen masa për të siguruar praninë e të dyshuarve.
Sabahudin Rustemi është drejtor i Higjienës Komunale të Shkupit, ndërsa i ndaluari i dytë, Aki Saiti, është udhëheqës i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike të Shkupit










