Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Prokurori Hajrullahi padit punonjësit për shpifje

25/10/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori i lartë publik në Shkup, Mustafa Hajrullahi, ngriti padi për shpifje kundër punonjësve të cilët pretendonin se ai u kishte shkaktuar mobing, kështu duke dëmtuar reputacionin e tij. Hajrullahu pret që gjykata të vendosë në favor të tij, pasi siç sqaron ai, qëndrimet e tyre janë të pabaza. Sipas tij ka dëshmi se persona të punësuar në prokurori publikisht kanë thënë se kanë qenë të udhëzuar nga prokurorë tjetër i punësuar për atë se çfarë deklarata duhet të japin.
“Dje gjatë punës i ftova të gjithë të punësuarit në Prokurorinë e lartë dhe i informova për padinë që do të parashtrohet kundër katër të punësuarve në Prokurorinë e lartë dhe pjesa tjetër e të punësuarve me vetëdëshirë shkruan deklarata me shkrim, ku e theksojnë të kundërtën nga ajo që këto katër të punësuar i kanë theksuar në shkresë për të cilën vërtetoj, pasi vet ata ma thanë këtë se janë të udhëzuar nga më së paku një prokuror.”, – deklaroi prokurori në Prokurorinë e lartë, Mustafa Hajrullahi.
Ata nuk dhanë informata më të sakta se çka përmban padia, ngase nuk duan të ndikojnë në procedurë, por që personat që janë paditur duhet para gjykatës t’i elaborojnë dhe dëshmojnë ankesat e tyre se ndaj tyre është shkaktuar mobing.
“Nga vëzhgimi i letrës që është shkruar, pa diskutim se janë thënë të pavërteta. Në procedurë gjyqësore ata do të duhet të dëshmojnë se atë që e kanë shkruar është e vërtetë.”, – theksoi avokati, Daniel Georgievski.
Hajrullahi kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo të paditur. Pasi Hajrullahi ka thënë publikisht se prokurori i shtetit i ka dhënë udhëzime se çfarë vendimi të marrë në rastin e bonuseve në SJO dhe Kocevski e ka mohuar, Këshilli i Prokurorëve Publikë do ta shqyrtojë rastin. Ministri i Drejtësisë, Fillkov, është i njohur me zhvillimet, por nuk i komenton ato.
“Unë jam në rrjedha për këtë nga ju mediat. Në mënyrë të zgjuar po e ndjek çështjen, por në këtë moment me të vërtet nuk kam çfarë të komentoj. Të presim të shohim se çfarë po ndodh.”, – u shpreh ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Kryeprokurori Kocevski pohoi se kontrolli i bërë në Prokurorinë e lartë ka qenë për të kontrolluar rastet, por edhe raportet e punonjësve se u është shkaktuar mobing. Raporti i mbikëqyrjes nuk është ende gati
Previous Post

Mexhiti:Jemi të përgatitur që të ballafaqohemime sfidat në mjedisin jetësor

Next Post

Eurointegrimi, Kasami: Angazhohemi për ndryshimet kushtetuese

Related Posts

Maqedoni

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

13/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

13/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Maqedoni

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Next Post

Eurointegrimi, Kasami: Angazhohemi për ndryshimet kushtetuese

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk