Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte

21/04/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon të jetë i lartë interesimi i komunave për të aplikuar në ndihmën që Qeveria u jep komunave për mbështetje për projektet infrastrukturore lokale nga buxheti i shtetit. Nga pushteti ekzekutiv thonë se për këtë program kanë ndarë 250 milionë euro, ndërsa në thirrjen e parë ishin të planifikuar të ndahen 18 milionë euro.

Sipas informacioneve nga institucionet shtetërore janë miratuar gjithsej 288 projekte në 78 komuna, ku vlera e përgjithshme e projekteve është rreth 75 milionë euro.

Ndërsa, vetëm komuna e Gostivarit ka aplikuar me 13 projekte, të cilat kapin vlerën e 2.7 milionë euro, të cilat sipas kryetarit të kësaj komune, është një ndihmesë e madhe për komunën, por edhe projekte tjera të cilat janë përfshirë në thirrjen e dytë, ku numri i përgjithshëm i projekteve do të kapin diku 46 projekte.

“Komuna e Gostivarit në thirrjen e parë qeveritare ka aplikuar me 13 projekte, të cilat kishin shumë të përgjithshme prej 2.7 milionë eurosh. Ishin kryesisht projekte infrastrukturore, të cilat parashihnin asfaltimin e rrugëve, të cilat kishin nevojë, si dhe një shëtitore në mes të qytetit. Dy prej tyre kanë mbaruar, katër janë duke u punuar, ndërsa tre të tjera presin, që në afat prej 10 ditëve të fillojnë. Deri më tani kemi aplikuar me 21 projekte dhe jemi në përgatitje e sipër edhe të 25 projekteve tjera.”, – theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Siias Limanit, pa ndihmën shtetërore, realizimi i këtyre projekteve do të ishte i pamundur, sepse buxheti komunal nuk lejon realizimin e kaq shumë projekteve.

“Për të qenë i sinqertë deri në fund, këto projekte të cilat janë duke u realizuar me këto mjete, do të ishte gati e pamundur të realizohen me buxhetin vetanak të komunës ose do të mundej diku 20 për qindëshi prej tyre të realizohet me mjetet të cilat i kemi ne në dispozicion si komunë. Me të vërtet është një ndihmë e madhe për ta zhvilluar infrastrukturën e komunave tona dhe besoj se edhe në të ardhmen do të ketë ndihma të tilla me të vetmin qëllim që komunat të kenë infrastrukturë të mirë dhe t’u sigurojnë kushte të mira qytetarëve.”, – u shpreh kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Komunat që kanë marrë shumën më të madhe të parave deri më tani është komuna e Kumanovës me gati 4 milionë euro për realizimin e 3 projekteve, pastaj vijon komuna e Manastirit me rreth 3 milionë e 750 mijë euro për 16 projekte.

Të njëjtën shumë e ka fituar edhe komuna e Tetovës për tre projekte, komuna e Aerodromit me 3.4 milionë për 9 projekte dhe komuna e Gazi Babës me 3 milionë euro për 4 projekte.

Previous Post

Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it

Next Post

Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se vrau rreshterin Lika

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se vrau rreshterin Lika

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk