Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Profesionet më stresuese/ Ekspertët: Më të ngarkuarit në punë, ata që merren me shifra, ligje dhe kanë orare strikte

26/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jetojmë në një kohë kur stresi është i pranishëm në jetën e pothuaj të gjithëve ne.

Profesionistët e shëndetit mendor thonë se njerëzit që punojnë me shifra, me ligje, me afate strikte kohore, me sigurinë dhe shëndetin publik janë më të stresuarit. Ashtu siç ka profesione që jo vetëm nuk të lodhin, por të gëzojnë.

“Në përvojë time kam të paktën dy ekonomistë në ditë. Ekonomisti punon me shifra dhe nuk del dot nga kornizat si në profesion edhe në jetën personale. Dhe sa më tepër të kemi korniza aq më tepër ndihemi ngushtë dhe shfaqim stres”, thotë Arjana Rreli, Mjeke Psikiatër.

Bashkëpunimi me kolegët apo eprorët është një tjetër faktor stresues, që për disa profesione është edhe determinues. “Në vend të dytë janë mësuesit, dhe mjekët veçanërisht ata të urgjencave, që përballen çdo ditë e më shumë me të papriturën. Vazhdojmë me inxhinierët e IT-së, arkitektët, sepse punojnë me afate kohore të mirëpërcaktuara”, shpjegon ajo më tej.

Nën stres janë edhe juristët, avokatët, punëtorët e fabrikave të këpucëve që janë të ekspozuara ndaj lëndëve kimikë, që ndikojnë në sistemin nervor, si dhe punonjësit e call center-ave.

“Personat që punojnë në media janë në raporte njerëzore, të cilat i kanë të paparashikuara. Gjatë një muaji tre punonjës mediash mund të paraqiten tek unë, gazetarë, drejtues emisionesh e koordinatorë programesh kryesisht”, shton Rreli.

Mjekja tregon mënyrat si mos të na mposhtë stresi dhe të mos shtresëzohet për të gjetur më pas një moment për t’u shfaqur si ankth apo sëmundje të rënda mendore.

“Të mësojmë të themi jo dhe të mësojmë t’i delegojmë disa detyra, të marrim sa me shume kohë për veten dhe jetë sociale duke folur me miqtë, por pa e ngarkuar njëri tjetrin. Sa më i përgjegjshëm për punën, aq më tepër je i stresuar për gjërat, që bën brenda profesionit”, thotë ajo.

Rreli tregon edhe për profesionet më pak stresuese. Nuk mbaj mend që tek unë të jetë paraqitur një fizkulturë apo kopshtar, pasi janë profesione që zhvillohen në natyrë apo që janë të lidhura me procesin e zhvillimit të një lule apo bime. Top Channel

Previous Post

AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat Turistike

Next Post

Përplasja Calabria – Conceicao, reagon lojtari

Related Posts

Shëndet & Style

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025
Shëndet & Style

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Shëndet & Style

‘Luftoni’ aneminë dhe lodhjen me gështenja, të gjitha vetitë dhe përfitimet e frutit të vjeshtës

10/10/2025
Shëndet & Style

​Miti popullor se pak verë është e mirë për shëndetin tuaj u rrëzua

09/10/2025
Botë

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Next Post

Përplasja Calabria – Conceicao, reagon lojtari

Mexhiti: BDI për 8 vite asnjë projekt për Çairin, ne për 15 muaj alokuam 100 milionë euro

13/10/2025

Maqedonia barazon me Kazakistanin – përplasja me Uellsin vendos për “play-off”-in

13/10/2025

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk