Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi tërhiqet nga Myftinia e Tetovës

22/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Tetovës-organit legjitim, të zgjedhur dhe vendimmarrës të Myftinisë, të mbajtur më 19 shtator 2025, vendosa të tërhiqem nga Myftinia e Tetovës. Në këtë mbledhje me plotë vetëdije dhe me ndjenjën e përgjegjisësë së lartë, u tërhoqën edhe anëtarët e Myftinisë, përveç dy anëtarëve që nuk ishin prezent, të cilët kishin kohë që nuk vinin më në mbledhje të Myftinisë.

Po tërhiqem nga detyra me shumë përgjegjësi, Myfti i Tetovës, të cilën përgjegjësi e kam pranuar me nderë, jam munduar maksimalisht ta barti me nderë dhe po e lë me plotë nderë. Për këtë jam shumë krenar.

Tërhiqem vetëm se, shpirtërisht, idealisht dhe qenësisht dua që të ruhet uniteti, respekti i ndërsjellë dhe harmonia midis besimtarëve dhe hoxhallarëve në përgjithësi, dhe i institucionit të vetëm shpirtëror të muslimanëve në RMV, gjegjësisht i BFI-së, në veçanti.

Në detyrën time askënd nuk e kam tradhtuar, nuk e kam gënjyer dhe nuk e kam mashtruar. Asnjëherë nuk e kam bërë hesap kohën dhe lodhjen time bashkë me bashkëpunëtorët e mi. Secilit koleg, qoftë i punësuar në Myftini, në Xhami, në Medrese apo në Fakultet, në Rijaset apo në ndonjë myftini tjetër, i kam dal zot deri në pikën e fundit, pa i llogaritur pasojat. Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e kam neglizhuar apo keqpërdorur në asnjë moment detyrën time.

Asnjëherë nuk kam menduar për pasojat që mund të kem në realizimin e punëve, kthimin e vakëfeve, realizimin e investimeve të ndryshme etj., që kanë qenë kompetencë dhe obligimi im, edhe pse shumë herë kam qenë edhe i kërcënuar.

Falënderoj të gjithë shokët e mi të sinqertë për kolegialitetin, korrektësinë dhe besnikërinë që kanë treguar. Në mënyrë të veçant falënderoj udhëheqësit e Universitetit të Tetovës.
Kërkoj hallallëk nga të gjithë bashkëpunëtorët e sinqertë në BFI, Myftini, Medrese, Xhami, Mekteb si dhe nga të gjitha institucionet e tjera edukativo arsimore dhe administrative në qytetin tonë.

Falënderoj Ambasadat si atë të Shqipërisë, Kosovës, ShBA, Turqisë dhe OSBE, për interesimin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e ruajtjes së të drejtës dhe të kushtetutshmërisë në BFI.
Falënderoj nga zemra Allahun Fuqiplotë për çdo të mirë e mundësi që më ka dhënë, e sidomos për atë që më mundësoi të jem Myfti i Tetovës, si dhe ma mundësoi që bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtarët e mi ti bëjmë të gjitha këto punë që i kemi bërë dhe që janë nderë për ne.

Tërhiqem me mbështetje të plotë në Allahun Fuqiplotë!
Allahu Fuqiplotë qoftë i kënaqur me qëllimet, punët dhe jetën tonë!

Previous Post

Ceremonia “Topi i Artë”/ Kush janë favoritët për ta fituar

Next Post

Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup

Related Posts

Maqedoni

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

18/10/2025
Aktuale

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

18/10/2025
Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Next Post

Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk